Bota

Studimi i Universitetit të Gjenovës për Covid-19: Në Liguria filloi të qarkullonte më 8 dhjetor

Ky studim kryqëzon të dhënat midis skanerit të mushkërive dhe qeseve të dhuruesve të gjakut të kryera nga Universiteti i Gjenovës.
Featured image of article: Studimi i Universitetit të Gjenovës për Covid-19: Në Liguria filloi të qarkullonte më 8 dhjetor Filippo Ansaldi

ITALI– Italia një ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi ka rregjistruar mbi 32 mijë viktima që pre fillimit të shpërthimit. Ndonëse është raportuar se virusi në Itali shpërtheu në fund të shkurtit, vjen një tjetër studim që zbulon se virusi në Liguria të Italisë ka shpërthyer që në 8  dhjetor.

Datë kjo që tregon se virusi ka qarkulluar në botë shumë më parë sesa ka raportuar Kina rastin e parë në fund të dhjetorit të 2019. Rezultati i këtij studimi mësohet nga  çështja e parë që u konfirmua në Codogno.

Ky studim kryqëzon të dhënat midis skanerit të mushkërive dhe qeseve të dhuruesve të gjakut të kryera nga Universiteti i Gjenovës.

“Ne kemi analizuar shtimin e pneumonive intersticionale dhe i kemi krahasuar ato me qeset e gjakut të disa donatorëve. Ata kishin zhvilluar antitrupa IgG për Covid që në fillim të janarit dhe, duke marrë parasysh dritaren e inkubacionit, arrijmë në mesin e dhjetorit. Sidoqoftë, studimi shkon më tej në kohë: Potencialisht, më 8 dhjetor koronavirusi filloi të qarkullojë në Liguria.”- ka deklaruar  epidemiologu Filippo Ansaldi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 24 orët e fundit janë shënuar 130 viktima, duke e çuar në 32,626 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga Covid-19. Ndërkohë gjatë orëve të fundit  janë regjistruar 652 raste të reja, dhe numri i të prekurve në total ka shkuar në 228,658.

Burimi: Tgcom24

A.C/Dosja.al

Shto Koment