Kuriozitete

Studimi: Ndërpreja e dy molekulave, parandalon infektimin nga koronavirusi, ja si funksionon qeliza

Një studim zbulon se për parandalimin e koronavirusit duhet të bllokohen dy molekulat që ndërthuren me njëra-tjetrën (proteaza), të cilat janë të pranishëm në qelizat njerëzore.
Featured image of article: Studimi: Ndërpreja e dy molekulave, parandalon infektimin nga koronavirusi, ja si funksionon qeliza Foto Ilustruese

KALIFORNI– Një studim i shkencëtarit Maurizio Pellecchia nga Universiteti i Kalifornisë i botuar në revistën e  ”Molecules”, bën me dije se për parandalimin e koronavirusit duhet të bllokohen dy molekulat që ndërthuren me njëra-tjetrën (proteaza), të cilat janë të pranishëm në qelizat njerëzore.

Sipas studimit, proteazat janë thelbësore për procesin infektiv sepse ato ndajnë më dysh proteinën e quajtur ”spike”, proteina virale që ndihmon virusin të bashkëngjitet dhe të hyjë në qeliza. Por me prerjen e ”spike” nga proteazat, ky infeksion nuk mund të ndodhë.

”Ideja është që të bllokojmë dy proteazat njerëzore njëkohësisht për të parandaluar SARS-CoV-2 që të depërtojë dhe të infektojë qelizat”, është shprehur studiuesi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pellecchia zbuloi se SARS-CoV-2, ndryshe nga llojet e tjera virale, përdor edhe proteazat për të filluar ”pushtimin” e qelizave njerëzore.

Burimi:.newswise

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment