LIVE UPDATES
Bota

Studimi i ri në Suedi: Imuniteti ndaj Covid-19 mund të zgjasë 6 muaj pas infektimit

22 Korrik 2020, 15:41 Nga DOSJA
Studimi i ri në Suedi: Imuniteti ndaj Covid-19 mund të zgjasë 6

SUEDI-Autoriteti i lartë shëndetësor në Suedi ka raportuar se njerëzit që janë infektuar nga koronavirusi, ka të ngjarë të jenë imunë të paktën gjashtë muaj pasi të infektohen, pavarësisht nëse ata kanë zhvilluar antitrupa apo jo.

Në listën e re të udhëzimeve të botuara të martën, Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik tha se tani konsiderohet e sigurt për individët që janë infektuar nëse vijnë në kontakt me njerëzit në grupe me rrezik të lartë.

“Ne nuk shohim raste kur njerëzit sëmuren dy herë nga Covid-19. Prandaj, vlerësimi ynë është që nëse merrni Covid-19, jeni imun, edhe nëse nuk zhvilloni antitrupa.”- tha epidemiologu shtetëror Anders Tegnell gjatë një konference për shtyp në Stokholm.

Megjithatë agjensia u shpreh se njerëzit që konsiderohen të imunizuar mund të veprojnë ende si bartës të virusit në shoqëri, dhe për këtë arsye duhet të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancimin shoqëror dhe higjenën.

Reagimi i antitrupave ndaj Covid-19 është duke u studiuar nga afër nga shkencëtarët në të gjithë botën për indikacionet se sa mund të zgjasë imuniteti. Ndërsa ka pak prova që sugjerojnë rikthime që po raportohen në mënyrë sporadike në disa vende.

Një studim i kohëve të fundit nga King’s College London tregoi se niveli i antitrupave mund të bjerë në një shkallë që i ekspozon menjëherë personat pas tre muajve nga infeksioni. Por trupi bart edhe forma të tjera të përgjigjeve ndaj imunitetit, duke përfshirë që nga të ashtuquajturat qelizat-T, të cilat duket se luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër Covid-19.

Hulumtimet nga Instituti Karolinska i Suedisë kanë treguar se rreth dy herë më shumë njerëz të infektuar nga Covid-19 kanë zhvilluar një përgjigje të imunitetit të ndërmjetësuar nga qeliza T sesa ata që kanë një nivel të detektueshëm të antitrupave.

“Rreziku i riinfektimimt dhe i transmetimit të sëmundjes te njerëzit e tjerë është ndoshta shumë afër zeros. Prandaj, ne mendojmë se mund të takoni njerëz të tjerë, edhe nëse ata janë në një grup me rrezikshmëri të lartë.”– u shpreh Tegnell.

Theksojmë se Tegnell mbetet një figurë e diskutueshme për vendimin e tij për të këshilluar kundër vendosjes së një bllokimi të duhur në Suedi. Deri më tani Suedia ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë, i matur për 100,000, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Tegnell këmbëngul se strategjia e tij përfundimisht do të dëshmohet një sukses, kjo pasi ai vihet nën sulm nga akademikë dhe shkencëtarë në vendin e tij, të cilët thonë se ai ka keqpërdorur krizën.

Çfarë thotë CDC mbi imunitetin:

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve aktualisht rekomandon që personat që janë rikuperuar nga Covid-19 duhet të ndjekin rekomandimet e karantinës, nëse ato identifikohen si kontakt i një rasti të ri, kur kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga fillimi i sëmundjes.

Një ditë më parë Tegnell deklaroi se Suedia “ndoshta” ka arritur një normë mjaft të lartë të imunitetit të tufës, për të cilin ai parashikon se do ta mbrojë vendin e tij nga shpërthimet e reja.

“Përfundimi është se epidemia tani po ngadalësohet shumë dhe në mënyrë drastike, unë mendoj se pak prej nesh do të kishin menduar disa javë më parë. Jam shumë i lumtur për këtë. Kjo e bën më të lehtë për shërbimet e kujdesit shëndetësor, dhe ne kemi më pak fatalitete.”– përfundoi  eksperti suedez.

Burimi: Bloomberg

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 6 muaj pas infektimit anders tegnell koronavirusi ne suedi suedi 6 muaj pas infektimit anders tegnell koronavirusi ne suedi suedi

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën