Bota

Studimi i ri: Lakuriqët ndihmojnë në kurimin e koronavirusit, kancerit dhe ndalimin e plakjes

Ekspertët deklarojnë se kjo sjell shpresë për krijimin e mjekimeve të reja kundër kancerit, për terapi kundër plakjes por më e rëndësishmja është se kuron edhe koronavirusin.
Featured image of article: Studimi i ri: Lakuriqët ndihmojnë në kurimin e koronavirusit, kancerit dhe ndalimin e plakjes Foto ilustruese

HOLANDË– Në një kohë që koronavirusi po vret ditë pas dite njerëz duke shënuar deri mëtani mbi 600 mijë viktima në rang global, shkencëtarë dhe ekspertë të ndryshëm të shëndetësisë po merren me studime për këtë virusit në mënyrë që të gjejnë një trajtim efektiv. Së fundmi në mediat e huaja është raportuar se një studim i ri i ekspertëve holandezë nga Instituti Max Planck në Nijmegen, ka marrë në konsideratë disa nga aftësitë e pabesueshme shqisore të lakuriqëve të natës, me anë të hartimit të të ADN-së së tyre.

Ekspertët deklarojnë se kjo sjell shpresë për krijimin e mjekimeve të reja kundër kancerit, për terapi kundër plakjes por më e rëndësishmja është se kuron edhe koronavirusin.

Autorja e këtij studimi, Dr.Sonja Vernes ka folur për zbulimet e reja mbi aftësitë e lakuriqëve për orientim-vendndodhje, për perceptimin e tyre shqisor dhe imunitetin ndaj infeksioneve.

“Ky punim përfaqëson një burim të pasur për kuptimin e bazës gjenetike të përshtatjes së lakuriqëve, dhe mund të ketë implikime për shëndetin dhe sëmundjet njerëzore. Për shembull, hartimi i genomit ndihmon studimin e mënyrës sesi lakuriqët e tolerojnë koronavirusin dhe kjo do të shtonte mbijetueshmërinë e njeriut ndaj Covid-19.”- ka thënë ajo.

Ndërt tjera ajo shpjegon se grupi i saj ka listuar hartën gjenetike të gjashtë specieve të lakuriqëve, duke përfshirë dhe atë më të madh “këmbë patkua” që dyshohet si burimi origjinal i koronavirusit.

Dr.Vernes u  shpreh se sekuencimet e fundit gjenetike janë 10  herë më të specifikuara nga sa ishin arritur deri më tani, duke përfshirë genet që aftësojnë kafshën për të fluturuar, ato që përdor për navigimin në errësirë, për mbijetesën ndaj viruseve vrasëse dhe ato të rezistencës ndaj plakjes apo kancerit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lakuriqet e natës jetojnë 20 deri ne 30 vjet, në varësi të species.

Ndërkohë bashkëautorja Prof. Liliana Davalos, biologe e universitetit Stony Brook në New York, ka thënë se për të zbuluar se cilat gjene janë duplikuar dhe cilat janë zhdukur, nevojitet harta e plotë gjenetike.

“Gjithnjë e më shumë ne zbulojmë duplikime të gjeneve dhe humbje të proceseve të rëndësishme gjatë evoluimit të tipareve të reja. Por për të zbuluar se cilat gjene janë duplikuar dhe cilat janë zhdukur, nevojitet harta e plotë gjenetike. Genomet e reja të lakuriqëve japin më qartë ndryshimet në familjet e geneve, që nuk do të ishin zbuluar në mënyra të tjera. Falë këtyre statistikave të sofistikuara ne po nisim të zbulojmë gjenetikën e ‘superfuqive’ të lakuriqëve, siç është ajo e tolerimit të koronaviruseve.”- ka thënë ajo.

Kujtojmë se ky lajm vjen në një kohë kur mijëra njerëz në botë janë informuar se një prej teorive për përhajen e Covid-19 është se ky virus vdekjeprurës mund të ketë ardhur nga lakuriqët e natës.

Burimi: dailystar.co.uk

A.C/Dosja.al

Shto Koment