KuriozitetePsikologji

Studimi i fundit: Përdorimi i Marijuanës tek femrat mund të nxisë kënaqësitë gjatë seksit

Studimi i ri analizoi te gjitha raportet e grave, përdoruese të Marijuanës dhe ka dëshmuar se marrja e kësaj substance para seksit dyfishon shanset për të arritur në kënaqësi më shpejt.
Featured image of article: Studimi i fundit: Përdorimi i Marijuanës tek femrat mund të nxisë kënaqësitë gjatë seksit Foto ilustruese Marijuana.

Sipas një shkrimi të publikuar në revistën mjeksore ‘Mjeksia Seksuale’, shkruhet se: “Marrja e kësaj substance krijon përmirësime në funksionin e marrëdhënieve seksuale dhe ul stresin dhe ankthin. Gjithashtu mund të ngadalësojë perceptimin kohor dhe gatishmërinë për të eksperimentuar.

Studimi i udhëhequr nga një ekip në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Saint Louis shqyrtoi përgjigjet e anketuara të vetë-raportuara nga 373 gra. Rreth 47% e pjesëmarrëseve në studim treguan se ato ishin përdorues të marihuanës dhe nga ky grup, 34% vunë në dukje se e përdorin substancën përpara seksit dhe rezultatet ishin pozitive.

Burimi: Daily Mail

L.K/Dosja.al

Shto Koment