Kuriozitete

Studimi i fundit/ Njerëzit konsumojnë së paku 50 mijë grimca plastike në vit

Efektet shëndetësore të gëlltitjes së mikroplastikës nëpërmjet ushqimit, ujit dhe frymëmarrjes ende të panjohur.
Featured image of article: Studimi i fundit/ Njerëzit konsumojnë së paku 50 mijë grimca plastike në vit Grimca plastike.

Sipas një studimi të fundit njeriu mesatarisht ha të paktën 50.000 grimca mikroplastike në vit. Por kjo shifër mund të jetë më i lartë, kjo pasi një numër i vogël i ushqimeve janë analizuar.

Shkencëtarët raportuan se pirja e një sasie të madhe të ujit në shishe plastike rrit grimca e konsumuara. Ndikimet në shëndet mbeten të panjohura, por mund të lëshojnë substanca toksike.

Ndotja mikroplastike është krijuar kryesisht nga shpërbërja e mbeturinave plastike dhe është kudo në të gjithë planetin. Hulumtuesit gjejnë mikroplastikë kudo: në ajër, në tokë, në lumenj dhe në oqeanet më të thella në mbarë botën. Janë zbuluar në rubinet, në ujë, në shishe, ushqime deti dhe birra.

Studimi i ri, i botuar në revistën Environmental Science and Technology, mori të dhënat nga 26 studimet e mëparshme që matën sasinë e grimcave mikroplastike tek peshku, sheqeri, kripa, birra dhe uji, si dhe në ajër. Të rriturit hanë rreth 50,000 grimca mikroplastike në vit dhe fëmijët rreth 40,000.

Ushqime të tjera, si bukë, produkte mishi, qumështi dhe perimet, mund të përmbajnë po aq plastikë. Uji në shishe përmban mesatarisht 22 herë më shumë mikroplastikë se uji i rubinetit.

Burimi: The Guardian

L.K/Dosja.al

Shto Koment