Bota

Studimi i fundit: Fëmijët e shëndetshëm nuk preken rëndë nga COVID, vdekjet e të miturve në Angli lidhen me sëmundjet e rënda që kishin

Të gjithë kishin Covid-19 dhe u ndoqën nga mjekët për të paktën dy javë pasi u pranuan. Simptomat më të zakonshme tek të rinjtë ishin ethe, kollitje, probleme me frymëmarrjen dhe të vjella.
Featured image of article: Studimi i fundit: Fëmijët e shëndetshëm nuk preken rëndë nga COVID, vdekjet e të miturve në Angli lidhen me sëmundjet e rënda që kishin Foto ilustruese

MBRETËRI E BASHKUAR- “Fëmijët e shëndetshëm nuk vdesin nga COVID-19”, ky është përfundimi i dalë nga një studim në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi u financua nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Shëndetësore (NIHR), i cili është financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe gjithashtu Këshilli i Kërkimeve Mjekësore.

Në studim janë shqyrtuar rastet e 651 fëmijëve dhe adoleshentëve nën moshën 19 vjeç, të cilët u pranuan në një nga 138 spitalet në Mbretërinë e Bashkuar midis janarit dhe korrikut. Të gjithë kishin Covid-19 dhe u ndoqën nga mjekët për të paktën dy javë pasi u pranuan. Simptomat më të zakonshme tek të rinjtë ishin ethe, kollitje, probleme me frymëmarrjen dhe të vjella.

Gjashtë prej fëmijëve (një përqind) vdiqën në spital. Të gjithë ata, sipas studiuesve, kishin ‘probleme të tjera shqëndetësore’, para se të prekeshin nga koronavirusi, si kancer ose paraliza cerebrale.

Profesori Calum Semple, një ekspert në shërbimin infektiv dhe shëndetin e fëmijëve në Universitetin e Liverpool i cili drejtoi studimin ka thënë: ‘Ne nuk kemi pasur vdekje tek fëmijët e moshës shkollore të shëndetshme. Llojet e sëmundjeve që fëmijët kishin, ishin shumë të rënda,”– ka thënë Semple.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përgjithësi, studiuesit kanë thënë se ‘niveli i fatalitetit të rasteve në spital për fëmijë dhe të rinj ishte jashtëzakonisht i ulët’. Gjithashtu, ekspertët e udhëhequr nga Universiteti i Liverpoolit kanë zbuluar se një 1% e fëmijëve të shtruar në spital vdiqën, krahasuar me 27 përqind të të rriturve.

Kjo do të thotë që, nëse tek të rriturit, një në 4 prej tyre vdiq në spital për shkak të COVID-19, tek fëmijët vetëm 1 në 100 ka mundësi të humbasë jetën. 

DailyMail

Përktheu: k.a/dosja.al

Shto Koment