Bota

Studimi në Itali, vdekjet nga COVID-19 janë 4 herë më shumë se sa raportimet zyrtare

Sot Corriere Della Sera, duke marrë shembull provincën e Nembro që është zona më e prekur, shkruan se shifra e vdekje është 34 herë më e larë nga sa është menduar deri tani.
Featured image of article: Studimi në Itali, vdekjet nga COVID-19 janë 4 herë më shumë se sa raportimet zyrtare Grafiku
Përditësuar:

ITALI- Mediat në Itali kanë hedhur sot dyshime se numri i vdekje nga koronavirusi është 4 herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht nga autoritetet. Sot Corriere Della Sera, duke marrë shembull provincën e Nembro që është zona më e prekur, shkruan se shifra e vdekje është 34 herë më e larë nga sa është menduar deri tani.

Corriere raporton se nëse do të bëhej një krahasim në lidhje me numrin e vdekshmërisë së ndodhur në këtë provincë një vit më parë numri i viktimave duhet të jetë 4 herë më shumë se numri zyrtar. Studimi është bërë nga një sipërmarrës në shëndetësi dhe tjetri kryetar bashkie, të cilët shprehen se raporti i publikuar në lidhje me numrin zyrtar të viktimave nuk është real për këtë zonë.

“Kemi vërejtur se diçka në këto numra zyrtarë nuk janë të saktë. Ne pamë mesataren e vdekjeve në komunën e viteve të kaluara, në periudhën Janar-Mars. Nembro duhet të ketë pasur në kushte normale  rreth 35 vdekje. 158 të regjistruara nga zyrat komunale këtë vit, kjo është 123 më shumë se mesatarja”, shkruajnë ata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Statistikat demografike kanë qëndrueshmërinë e tyre dhe mesataret vjetore ndryshojnë vetëm kur arrijnë fenomenet plotësisht të reja. Në këtë rast, numri i vdekjeve anormale në krahasim me mesataren që Nembro regjistroi në periudhën kohore të marrë në konsideratë është 4 herë më shumë se ato që i atribuohen zyrtarisht Covid-19 . Nëse shikoni se kur kanë ndodhur këto vdekje dhe krahasoni të njëjtën periudhë me vitet e kaluara, anomalia është edhe më e dukshme: ekziston një kulm i vdekjeve “të tjera” në korrespodencë me atë të vdekjeve zyrtare nga Covid-19, theksojnë ato në llogaritjen e tyre.

Dy ekspertët shprehen se ka shumë të moshuar dhe persona të tjerë që vuajnë nga sëmundjet dhe pasi janë prekur nga koronavirusi kanë humbur jetën në shtëpitë e tyre por nuk janë konfirmuar si viktima të COVID 19 pasi nuk i janë nështruar analizave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment