Bota

STUDIMI/ Grupi i gjakut nuk ka lidhje me formën e sëmundjes së Covid-19 në trup

Sipas një tudimi të fundit, grupi i gjakut të një personi, nuk lidhet me ndjeshmërinë e Covid-19 dhe reagimin e sëmundjes në trup.
Featured image of article: STUDIMI/ Grupi i gjakut nuk ka lidhje me formën e sëmundjes së Covid-19 në trup Foto Ilustruese

SHBA– Sipas një tudimi të fundit, grupi i gjakut të një personi, nuk lidhet me ndjeshmërinë e Covid-19 dhe reagimin e sëmundjes në trup.

Studimi është kryer nga “JAMA Network Open”, ku u shqyrtua teza nëse lloji i gjakut, shoqërohet me një ndjeshmëri më të madhe ndaj të sindromës akute të frymëmarrjes së koronavirusit, si dhe me ashpërsinë e sëmundjes së Covid-19.

Analiza përfshiu 107.796 individë, të cilët u testuan për SARS-CoV-2 midis 3 marsit dhe 2 nëntorit 2020, në një sistem të integruar të kujdesit shëndetësor të 24 spitaleve dhe 215 klinikave në shtetet Utah, Idaho dhe Nevada.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Studiuesit arritën në përfundimin se grupi i gjakut nuk shoqërohej aspak me ndjeshmërinë ose ashpërsinë e sëmundjes, duke përfshirë pozitivitetin ndaj sëmundjes, shtrimin në spital apo pranimin në njësinë e kujdesit intensiv.

Duke pasur parasysh natyrën dhe perspektive të studimit tonë dhe rezultatet e saj, ne besojmë se lidhjet e dyshuara të SARS-CoV-2 dhe Covid-19 me grupet ABO nuk kanë gjasa të jenë reale, dhe nuk do të jenë faktorë të dobishëm që lidhen me ndjeshmërinë apo ashpërsinë e sëmundjes në asnjërin prej tyre”, shkruajnë studieuesit.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment