Bota

Studimi: Covid në Itali fillimisht është gjetur në djalin 4 vjeç në nëntor

Ky studim ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Kinës se Covid është përhaur në botë pas dhjetorit
Featured image of article: Studimi: Covid në Itali fillimisht është gjetur në djalin 4 vjeç në nëntor Foto Ilustruese

ITALI-Një studim i fundit në Itali ka nxjerr se një djalë 4 vjeç është infektuar me Covid-19 që në muajin nëntor. Ky studim ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Kinës se Covid është përhaur në botë pas dhjetorit. Fëmija i cili jeton në qytetin e Milanos nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë dhe se infektimi i tij ka ardhur nga banorët e tjerë të qytetit. Fëmila ka treguar simptomat e para të infektimit në 30 nëntor dhe se është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë që tamponi fëmijës ju bë në 5 dhjetor dhe se rezultoi pozitiv. Ky rast i Covid në Itali është në kundërshtim me të dhënat e para që kanë dalë nga shteti italian. Sipas raportimeve të para pandemia në Itali ka shpërthyer në fund të janarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky studim nga ekspertët italian ka ardhur tre javë pas një studimi të parë, i cili tregoi se virusi ka filluar në Itali të përhapet në muajin shtator të vitit 2019. Në këtë studim u publikuan se disa persona në Itali kishin krijuar anti-trupa të virusit në tetor të 2019-ës.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment