Bota

Studimi: Bakteriet e zorrëve mund të ndikojnë në shëndetin mendor

Ky studim është kryer nga disa studiues në Belgjikë dhe është vërejtur se bakteret e zorrëve ndikojnë në shëndetin mendor, kryesisht në nivelin e depresionit.
Featured image of article: Studimi: Bakteriet e zorrëve mund të ndikojnë në shëndetin mendor Bakteriet në zorrë

Mikrobet që gjenden në zorrë mund të kenë ndikim në shëndetin mendor. Ky është rezultati i një studimi mbi mirëqenien dhe bakteret që jetojnë brenda nesh.

The Guardian ka publikuar të dhëna nga studimi, i cili shtron mundësinë për trajtimet e mundshme për depresionin bazuar në probiotikë.

Ky studim është kryer nga disa studiues në Belgjikë dhe është vërejtur se bakteret e zorrëve ndikojnë në shëndetin mendor, kryesisht në nivelin e depresionit.

Studiuesit u munduan të gjejnë një lidhje mes depresionit ,cilësisë së jetës dhe pranisë së baktereve tek 1000 njerëz.

Në përfundim u zbulua se njerëzit të cilët deklaronin se kishin një stil të mirë jetese, kishin në trupin e tyre 2 lloje bakteriesh të quajtur Faecalibacterium and Coprococcus. Ndërsa njerëzit me depresion kishin nivele më të ulëta se mesatarja e Coprococus dhe Dialister.

Këto sipas shkencëtarëve janë rrugë të reja për të trajtuar çrregullimet e shëndetit mendor bazuar bazuar në probiotikë që rrisin nivelet e baktereve “të mira” në zorrë.

Fillimisht kjo do testohet në kushte laboratorike te kafshët pasi studiuesit po përgatiten për nje studim të dytë për të konfirmuar gjetjet.

(K.H/Dosja.al)

Shto Koment