Aktualitet

Studentët thyen xhamat e Juridikut, Zef Brozi: Turp, s’meritoni të bëheni gjyqtarë…(Por çfarë thoshte në dhjetor)

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi thotë se kjo është e turpshme që bëhet nga student që nesër duan të bëhen gjyqtarë apo prokurorë. Në muajin dhjetor, kur studentët dolën në protesta masive, ai bëri një tjetër reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku i inkurajonte ata për protestat e tyre dhe thoshte se gjendja në Universitete është mjerane dhe skandaloze.
Featured image of article: Studentët thyen xhamat e Juridikut, Zef Brozi: Turp, s’meritoni të bëheni gjyqtarë…(Por çfarë thoshte në dhjetor) Zef Brozi

TIRANË- Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, komenton gjestin e studentëve të Fakultetit Juridik në Shkodër që thyen xhamat 3 ditë më parë. (Lexo ketu). Studentët protestuan pasi rikonstruksioni i Fakultetit nuk përfundoi në Janar siç ishte premtuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Brozi thotë se kjo është e turpshme që bëhet nga student që nesër duan të bëhen gjyqtarë apo prokurorë.

Brozi thotë se të gjithë ata që protestuan kundër ndërtimit tek UBT, janë të manipuluar nga disa politikanë.

“A nuk eshte turp per kedo qe proteston kunder ndertimit te nje shkolle publike ne Tirane a kudo qe te jete? Aq me teper kur kete e bejne disa studente e pedagoge te drejtuar nga disa partiak e politikane. Aq me teper kur shume nga keta politikane e partiak femijet e tyre i dergojne ne shkolla e universitete jashte vendit sepse jane milionere ne euro dhe jo si prinderit e varfer te atyre femijeve qe presin te shkollohen ne ate shkolle te re publike qe do ndertohet aty. Te humbur do jene ata qe protestojne kunder shkollimit e dijes! Jam skandalizuar kur kam pare edhe ndonje student ne Shkoder duke thyer xhamat e dyert e nje godine te re te fakultetit te tyre vetem se po vonohej qe godina te ishte gati per te filluar mesimi ne te! Uroj qe ata studente te mos jene studente te Drejtesise. Nese ishin studente te Drejtesise, zor se ata ta meritojne te jene gjyqtar a prokuror. U bej apel qytetareve te Shqiperise te mos behen vegla qorre te partive politike. Zef Brozi”-shkruan Brozi.

Postimi i Zef Brozit

Por, një sy i vëmendshëm, kujton se ky nuk është reagimi i parë i Brozit për çështjen e studentëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në muajin dhjetor, kur studentët dolën në protesta masive, ai bëri një tjetër reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku i inkurajonte ata për protestat e tyre dhe thoshte se gjendja në Universitete është mjerane dhe skandaloze.

Siç duket nga dhjetori deri në prill për Brozin kushtet nëpër universitete duhen pranuar, qofshin sado mjerane…

Reagimi i plotë i Zef Brozit në muajin dhjetor:

Të dashur studentë: Protestoni fuqishëm e paqësisht, por mos lejoni t’ju mashtrojnë e manipulojnë politikisht! Për të mirën tuaj dhe të Shqipërisë sonë të dashur.
Si ish-pedagog, si prind e qytetar, por edhe si immigrant në Amerikë që nga 12 Nëntori 1995, përshëndes protestat paqësore të studentëve në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit. Miqësisht u apeloj studentëve të mos lejojnë manipulimin e tyre nga mafiozët e partive politike a kushdo tjetër.
Studentët kanë pasur dhe kanë shumë arësye të protestojnë në këto 28 vite të shkatërrimit të shkollimit dhe edukimit të brezit të ri. E pafalëshme ka qenë heshtja e tyre. Gjendja mjerane dhe kushtet thuajse primitive në konviktet studentore dhe në auditore, korrupsioni marramendës në universitete (që vret dijen dhe përgatitjen e te rejave e te rinjve shqiptarë sipas standarteve të larta që kërkon sot koha), shitja dhe blerja e notave, diplomave, madje edhe e titujve shkencor, niveli i ulët shkencor ( madje dhe skandaloz) i një pjese të pedagogëve, pagesat e papërballueshme nga një pjesë e madhe e studentëve – janë disa nga arësyet që studentët në këto 28 vite duhej të kishin protestuar e jo heshtur.
Por studentët dhe rinia shqiptare nuk duhet as të mashtrojnë veten me nota e diploma që blihen edhe pa shkuar në shkollë, pa hapur librat, pa studiuar. Në familjen Europiane dhe kohën e globalizmit sot dhe në të ardhmen konkurohet me dije dhe aftësi të shumanëshme dhe jo me injorancë e dembelizëm (ndërsa diplomat fallco e pa vlerë më mirë i fundosni në baltina).
Dihet se gjendja mjeranë në universitetet e shkollat në Shqipëri është produkt dhe përgjegjësi e të gjitha qeverive në këto 28 vite. Pavarësisht se në këto vitet e fundit janë bërë disa hapa pozitiv për arësimin, Qeveria, universitetet, Parlamenti, Presidenti, dhe të gjitha institucionet u janë borxhlinj studentëvë dhe rinisë shqiptare. Prandaj edhe unë u bëj apel atyre të degjojnë me respekt dhe përgjegjësi zërin studentor, të ulen e bashkebisedojnë me ta dhe sëbashku të gjejnë zgjidhjet më të mira të mundshme për plotësimin e kerkesavë dhe nevojave të studentëvë dhe aresimit në Shqipëeri.
Nëse me 11 Dhjetor 1990 përfaqësia studentore bëri takimin me Ramiz Alinë edhe pse në kushtet e një frike e terrori, sot nuk ka asnjë arësye që të gjitha palët e interesuara (Studentët, Qeveria, Parlamenti, Presidenti, Rektoratet, e Dekanatet) të mos ulen në bisedime për të dhënë zgjidhjet jo vetëm për kërkesat e studentëve protestues, por edhe për përmirësimin rrënjësor të arsimit në Shqipëri.
Përmes internetit mësova se Ministrja e Arësimit Znj. Lindita Nikolla bëri atë që duhej dhe iu përgjigj thirrjes së protestuesve që ajo të dilte nga zyra e të shkonte në shesh tek ata.
A duhet, vec të tjerave, që Qeveria, Parlamenti, Presidenca, Rektoratet e Dekanatet të ndërpresin edhe shpenzimet e tyre për luks në zyra dhe ato fonde të investohen për godinat dhe ambientet studentore?
Të dashur studentë: Protestoni fuqishëm e paqësisht, por mos lejoni t’ju mashtrojnë e manipulojnë politikisht! Për të mirën tuaj dhe të Shqipërisë sonë të dashur.
Zef Brozi, Ëashington, DC 8 Dhjetor 2018

(f.g/dosja.al)

Shto Koment