Aktualitet

Studentët publikojnë fotot nga brenda konvikteve: Muret me lagështirë, Veliaj bëri propangandë e jo investime

Studentët Denoncojnë, ka publikaur disa foto ku tregojnë gjendjen e mjerueshme të konvitkeve. Ata shprehen se fotot janë bërë në ambientet e brendshme të godinës 27 dhe shtojnë se investimet janë bërë vetëm në fasada.
Featured image of article: Studentët publikojnë fotot nga brenda konvikteve: Muret me lagështirë, Veliaj bëri propangandë e jo investime Erion Veliaj dhe gjendja e konvikteve në Qytetin Studenti

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  dhe Kryeminsitri Edi Rama, pak javë më parë gjatë vizitës në Qytetin Studenti, u shprehën se konviktet aty kishin pësuar ndryshime rrënjësore. Sipas tyre gjendja është përmiësuar shumë dhe tashmë një prej kërkesanve të studentëve që dolën në protestë në dhjetor është plotësuar.

Por realiteti flet shumë ndryshe, në Facebook, faqja Studentët Denoncojnë, ka publikaur disa foto ku tregojnë gjendjen e mjerueshme të konvitkeve. Ata shprehen se fotot janë bërë në ambientet e brendshme të godinës 27 dhe shtojnë se investimet janë bërë vetëm në fasada.

Shikoni si janë kushtet tek godina 27 në qytetin studenti pas një dite me shi! Muret me lagështira ku uji është futur brenda! Në kto ambjente jetojnë studentë, paguajnë cdo vit lekët , e ndërsa Kryeministri dhe Lali Eri bëjnë propagandë me dy konvikte të lyera nga jasht!”, shkruhet në denoncimin e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rregullimi i konvikteve ishte një prej kërkesave të studentëve që protestuan në dhjetor. Qeveria në atë kohë mori angazhim që të investonte në konvikte duke akorduar dhe disa milionë euro fonde. Pak kohë më pas Rama dhe Veliaj me anë të video reklamonin dhe punët e kryera, por këto punës sipas denoncimit të studentëve nuk duken në ambientet ku ata jetojnë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment