Aktualitet

Halli i studentëve ndahet në 3 pjesë, boll me llogje për Arsimin e Lartë

Halli i vërtetë i studentëve ndahet në tre pjesë. Kush nuk kupton këtë nuk ka kuptuar asgjë, po asnjë gjë fare. Ora, a ka njeri që pranon kulog – jo dialog, as monolog – apo do të bërtasim nëpër mitingje dhe studio televizive?
Featured image of article: Halli i studentëve ndahet në 3 pjesë, boll me llogje për Arsimin e Lartë
Përditësuar:

Kur do ta kuptojë politika që studentët nuk e kanë hallin si të trajtohen si lypsarë duke i ndarë në të varfër dhe në të pasur?

Halli i vërtetë i studentëve ndahet në tre pjesë. Kush nuk kupton këtë nuk ka kuptuar asgjë, po asnjë gjë fare.

Kanë nevojë të rifomulohen radikalisht ndryshe:

E para, logjika e rregjistrimeve që mbivendos degët me njera tjetrën dhe prodhon një shpërndarje krejt alogjike të fateve studentore në degë, universitete dhe fakultete.

E dyta, logjika e ndërtimit të profilit të diplomimit në cdo universitet dhe e cilësisë të diplomës.

E treta, konvergimi sa më i përafërt dhe dinamik midis profileve të diplomave dhe tregut të punës të diplomuarve.

Kush nuk di të të zbërthejë këto tre pika kyçe,t’i detajojë, t’i strukturojë në refoma të vërteta ja fut kot, por krejt kot, dhe është krejtësisht jashtë teme.

Problemi i shpenzimeve për studime të larta nuk lidhet me varfërinë absolute vetëm, por duhet trajtuar në mënyrë moderne: Cili është ROI për investimin e cdo familjeje te studimet universitare të fëmijës të saj në raport me përfitimet socio-ekonomike pas diplomimit?

Por, me cilin të flasësh, thuaj?

Ora, a ka njeri që pranon kulog – jo dialog, as monolog – apo do të bërtasim nëpër mitingje dhe studio televizive?

Shto Koment