Rajoni

Studentët grekë bëjnë “mrekullinë”, ndërtojnë respiratorin në formën 3D për Covid-19, për vetëm 80 euro mbroheni nga virusi

Respiratorët janë një armë për t’u mbrojtur nga kjo luftë pasi nëpërmjet tyre njerëzit marrin oksigjenin që ju mungon.
Featured image of article: Studentët grekë bëjnë “mrekullinë”, ndërtojnë respiratorin në formën 3D për Covid-19, për vetëm 80 euro mbroheni nga virusi Studentet Greke
Përditësuar:

GREQI– E teksa ishin të izoluar dy studentët në Kretë kanë menduar që t’i vijnë në ndihmë pacientëve të prekur me Covid-19. Kalaitzakis dhe Patou, kanë krijuar një respirator plotësisht funksional në formën 3D që për t’u prodhuar kushton 80 euro.

Respiratorët janë një armë për t’u mbrojtur nga kjo luftë pasi nëpërmjet tyre njerëzit marrin oksigjenin që ju mungon. Ata aktualisht kushtojnë shumë shtrenjtë dhe mesa duket respiratori 3D do t’u vij në ndihmë të gjithë njerëzve pasi kushton lirë dhe është funksional.

Të dy studentët po bashkëpunojnë me një shkollë infermierie, në mënyrë që të bëjnë testet e nevojshme tek një njeri dhe të sigurojnë funksionimin e pajisjes.

Që respiratori të printohet duhen vetëm tre javë nga një printer 3D. Përmasat e respiratorit janë 210 x 180 x 220 mm dhe përfshijnë edhe një bateri 12 volt, duke e bërë pajisjen plotësisht të lëvizshme  për transportin e pacientëve.

Studentët që e krijuan thanë se qëllimi është të ofrojnë ndihmë të nevojshme për spitalet, pasi ekziston një mungesë serioze e frymëmarrësve mjekësorë të disponueshëm që nga shpërthimi i krizës Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne donim të krijonim një stok të madh të makinave të frymëmarrjes, të lëvizshme dhe të lira që mund të prodhohen dhe përdoren me lehtësi. Nga kalibruesit dhe airbagu AMBU deri te valvulat, të gjitha pjesët mund të shtypen nga një printer 3D që përdor PLA biokompatibël (acid polilaktik) dhe TPU (poliuretan termoplastik), pa ndihmën e pajisjeve shtesë. Asnjë vidë nuk nevojitet pasi përbërësit mbahen në vend nga tufa. Pajisja mbështet një airbag 2000 ml AMBU. “- thanë dy studentët.

Sipas Kalaitzakis dhe Patou, pajisja ka aftësinë të kontrollojë vëllimin e ajrit që i është dhënë pacientit, si dhe numrin e frymëmarrjeve për sekondë dhe raportin e thithjes dhe nxjerrjes së ajrit. Ata thonë se respiratori ka aftësinë për të kontrolluar rrjedhën e ajrit dhe presionin me shumë detaje të tjera.

Burimi: greekreporter

(A.K.Dosja.al)

 

Shto Koment