BotaKuriozitete

Struci ‘birëson’ elefantin e vogël dhe kujdeset për të, pas humbjes së nënës së tij

Historia fillon që përpara pak vitesh, ku një këlysh i vogël elefanti u gjet i rënë në një pus në Kenia.
Featured image of article: Struci ‘birëson’ elefantin e vogël dhe kujdeset për të, pas humbjes së nënës së tij

KENIA Parku zoologjik i Kenias, na prezanton më një histori tejet frymëzuese, ku tregohet empatia dhe dashuria e pakushtëzuar që disa kafshë tregojnë për njëri-tjetrin, edhe pse i përkasin llojeve të ndryshme.

Pea dhe elefantet e qendres.

Elefanti i quajtur Jotto, ishte i porsalindur dhe ishte shkëputur nga tufa e tij, e mesa duket pasi kishte humbur ai kishte rënë në një pus të thellë në Kenia. Disa njerëz pasi kanë dëgjuar të qarat e tij për disa orë rresht, kanë mundur ta gjejnë dhe ta shpëtojnë elefantin.

Pea dhe Jotto

 

I gjetur vetëm dhe i frikësuar, njerzit vendosën ta dërgojnë elefantin në qëndrën e elefantëve jetim në Kenia.

Qendra e ‘jetimores’ për elefantët, është një vend mjaft special, i cili gjendet vetëm në Kenia dhe në Tajlandë, dhe ofron kujdes për të tërë elefantët që janë të abuzuar, të sëmurë apo të vetmuar dhe të braktisur.

Në të njëjtën ditë, që njerzit e Kenias shpëtuan elefantin nga pusi, gjithashtu u shpëtua dhe një struc i quajtur Pea së bashku me motrën e saj.

Strucat u gjenden nga njerëzit në gjendje të keqe, të pa ushqyer dhe të ndarë nga turma, kështu që ata i dërguan edhe strucat në qendren e elefantëve jetim.

Në momentin e parë që hynë në qendër, struci Pea u afeksionua direkte me elefantin e vogël Jotto.

Ata filluan të kalonin tërë kohën e tyre së bashku, dhe struci shfaqte gjithmonë e më shumë kujdes për shokun e saj të ri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me kalimin e kohës, vëllai i Peas, u kthye nga njerëzit sërisht në jetën e egër, pasi gjendja e tij u përmirsua, ai u përshtat më së miri në natyrë, dhe rigjeti turmën e tij të humbur.

Por, struci Pea, nuk kishte aspak dëshirë të largohej nga qendra.

Edhe pse e tentuan disa herë, ata nuk mundën ta rikthenin Pean në natyrë të lirë, pasi ajo thjesht nuk donte, dhe nuk lëvizte nga vendi, ose i ndiqte ata me shpejtësi nga pas sa herë që ata tentonin ta lironin.

Arsyeja për këtë është fare e thjeshtë, Pea nuk dontë kurrësesi të ndahej nga shoku i saj Jotto.

Ekspertët thonë se Pea filloj të mendonte se dhe ajo vetë ishte një elefant, ajo rrinte gjithë kohës në shoqërinë e elefantëve, dhe filloi të reagonte njësoj si ta.

Në mendjen e saj, Pea ishte një elefant si të gjithë të tjerët në qendër.

Burimi:Themindcircle

E.C/Dosja.al

Shto Koment