Showbiz

Stresi sërish deklaratë të fortë për Kejsin: E kam tatuazh në zemër

Sot këngëtari Arkimed Lushaj ka bërë një deklaratë të fortë për ish-të fejuarën e tij, duke thënë se e ka tatuazh në zemër.
Featured image of article: Stresi sërish deklaratë të fortë për Kejsin: E kam tatuazh në zemër Keisi dhe Stresi

TIRANË- Stresi prej disa muajsh është ndarë nga Keisi, lidhje që ka bërë shumë bujë në media. Por pas ndarjes, të dy kanë bërë konfuz publikun me postimet e tyre në rrjetet sociale, dhe pse e kanë pranuar që nuk janë bashkë.

Sot këngëtari Arkimed Lushaj ka bërë një deklaratë të fortë për ish-të fejuarën e tij, duke thënë se e ka tatuazh në zemër.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” dhe ka zhvilluar sfidën “Paint ball”, ku përgjigjet i jep duke gjuajtur me një armë me bojë fotot e personazheve të njohur.

I pyetur nga Flor Binaj se cilin perosnazh nga ata që ishin në lojë e kishte tatuazh në zemër, ai pa hezitim qëlloi foton e Keisit dhe buzëqeshi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment