Showbiz

ME VIDEO/ Stresin e merr malli për burgun! S’u ndahet telasheve dhe futet mes uniformave të zeza: Me OFL-në e rrugës, njëri është super anonim

Në një video në profilin e tij në Instagram, Lushaj shihet mes dy djemve, që janë miqtë e tij, por që këtë herë janë veshur e maskuar dhe ngjajnë si efektivë të RENEA-s.
Përditësuar:

TIRANË– Arkimed Lushaj është futur sërish mes uniformave të zeza. Edhe pse kaloi plot tetë muaj në burg, reperi ka lënë të nënkuptohet së fundmi se nuk qëndron dot larg policisë dhe telasheve. Në një video në profilin e tij në Instagram, Lushaj shihet mes dy djemve, që janë miqtë e tij, por që këtë herë janë veshur e maskuar dhe ngjajnë si efektivë të RENEA-s.

Pas Stresit, ndodhet gjithashtu një shok i tretë, të cilin këngëtari ka preferuar ta lërë  anonim, për arsye që nuk i shpejgon. Gjithsesi, kjo video është bërë për xhirimet e emisionit “Why not”, të Roza latit, ku Arkimedi është i ftuar këtë javë.

Postimi i Stresit

Me OFL-n E rruges jo ate te shtetit 😜😜😜😜 @etion_reci @lim_hoti_ ai tjetri super Anonim . Bb4life duke ik ne Why Not by @roza_lati na ndiqni te dielen . @poligoni_action_target faleminderit qe jeni te gatshem per cdo rast qe kemi nevoj per ju,”- shkruan Stresi krahas videos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reperi Stresi është i njohur për telashet me policinë dhe përplasjet publike apo reagimet e tij kundër qeverisë aktuale. Disa vite më parë, reperi u ndalua dhe më pas u arratis nga Komisariati. Stresi u arrestua nga policia e Tiranës, më 17 tetor të vitit 2018. Ai u kap në një hotel në Linzë dhe qëndroi për tetë muaj në burg.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment