Showbiz

Stresi i hap zemrën ndjeksave: Ëndrra ime e vetme që kam të kem një djalë si ky në foto

Reperi Arkimed Lushaj që prej disa kohësh nuk ndodhet në Shqipëri bën shpesh herë në rubrikën 'pyetje përgjigje' në Instagram rrëfime të sinqerta duke shuar kuriozitetin e fansave.
Featured image of article: Stresi i hap zemrën ndjeksave: Ëndrra ime e vetme që kam të kem një djalë si ky në foto Stresi

TIRANË– Prej disa kohe reperi Stresi ndodhet larg Shqipërisë dhe nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij. Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë ai ka qëndruar gjithmonë aktiv në rrjete sociale duke komunikuar me fasnat e tij.

Jo rrallë herë në rubrikën ‘Më bëj një pyetje’, reperi i është përgjigjur me sinqeritet pyetjeve që ata kanë për të.

Gjatë një bisedës fundit virtuale me ta, dikush e ka pyetur reperin:

“Vajte 40 vjeç kur do krijosh familje?”

Stresi ka treguar se në fakt kjo është dëshira e tij më e madhe dhe madje e ka vendosur se çfarë fëmije dëshiron të ketë në të ardhmen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ëndrra ime e vetme që kam të kem një djalë si ky në foto”, është përgjigjur Stresi, teksa ka publikuar një foto të tij nga fëmijëria.

Stresi

I pyetur edhe në lidhje me kthimin në Shqipëri, reperi nuk i ka treguar planet e tij, duke u përgjigjur: “Kësaj here çdo gjë e kam sekret”.

Kujtojmë që Stresi është në arrati e pavarsisht kësaj në muajin prill reperi publikoi një bashkëpunim me një nga reperët më të njohur anglez, CBiz. 3 javë më parë dy reperët lançuan këngën e tyre “Feel Good”, që u prit maft mirë nga publiku dhe deri më tani numëron 1.4 milionë klikime në “Youtube”.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment