Showbiz

Stresi i revoltuar me Veliajn dhe Ramën: Teatri është thyerje hunde për kryeministrin, do kthejë ligjshmërinë në vend

Përveç prezencës fizike në protestë, Stresi ka reaguar edhe në një postim në Instagram, aty ku shpreh atë që ndjen për shembjen e Teatrit.
Featured image of article: Stresi i revoltuar me Veliajn dhe Ramën: Teatri është thyerje hunde për kryeministrin, do kthejë ligjshmërinë në vend Veliaj, Stresi dhe Rama

TIRANE- Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi gjithmonë gjendet pranë Partisë Demokratike në protestat dhe mbledhjet që realizojnë ndaj dhe sot nuk kishte si të mungonte në protestën e sotme, që u organizua ditën e sotme pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Përveç prezencës fizike në protestë, Stresi ka reaguar edhe në një postim në Instagram, aty ku shpreh atë që ndjen për shembjen e Teatrit. Ndër të tjera, reperi i drejtohet kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe kryeministri Edi Rama, duke ju theksuar se Teatri nuk është beteja e askujt.

Cfare perfaqeson teatri dhe a duhet mbrojtur? Ne Shqiperine e sotme nuk eshte me ne pyetje e majta apo e djathta. Sot jane vlerat dhe antivlerat perballe njera tjetres. Te mendosh se Erjon Velia eshte vlere e shtuar e Tiranes apo dhe e se majtes, ky eshte absurditeti me i madh. Te mendosh se aktualiteti eshte nje gjendje normale por eshte opozita apo kundershtaret e Rames dhe vetem atij, e theksoj pasi eshte vetem ai qe po con ne kolpas cdo gje, prape dhe kjo kapercen extremin e absurdes. Teatri mbart vlerat e veta, ajo me e rendesishmja eshte se te kjo godine po perplaset e po del ne pah e gjithe babezia, paligjshmeria, e cenimi i lirise e demokracise. Kam dhe nje fjale per Erjon Veline, kur e gjitha te marre fund, ku do shkosh? Kush do te mbroje? Je bere fytyra me e urryer e Tiranes o dylber shumengjyresh e shumeftyresh. Teatri nuk eshte beteja e Bashes e as e PD e LSI, eshte thyrje hunda e Rames, kthimi i ligjshmerise ne vend”, shkruan Stresi ne Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by STRESI (@stresi) on

Pasditen e sotme u organizua një protestë ku në shesh zbritën qytetarë, opozitarë, dhe artistë, një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ku policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

(A.B)/ Dosja.al

Shto Koment