Showbiz

Stresi i dedikoi këngë, Kejsi zbulon se kë artist pëlqen më shumë, habit me përgjigjen: E dinë të gjithë, normalisht…(FOTO)

Kejsi ka zbuluar që pavarësishte çfarë ka ndodhur në lidhje me Stresin, ish-të dashurin e saj, për të akoma mbetet artisti i preferuar.
Featured image of article: Stresi i dedikoi këngë, Kejsi zbulon se kë artist pëlqen më shumë, habit me përgjigjen: E dinë të gjithë, normalisht…(FOTO) Kejsi dhe Stresi

TIRANË- Të ndarë prej disa muajsh tashmë, duket se asgjë s ‘ka ndryshuar për Kejsin dhe Stresin pasi sërish vazhdojnë dhe bëjnë postime  me mesazhe të  koduara ndaj njëri–tjetrit në rrjetet sociale.

Së fundmi  Kejsi, ish-e dashura e reperit të njohur në një pyetje të bërë nga fansat i është përgjigjur pa hezitim duke thënë emrin e Stresit.

 “Meqë na tregove artisten, do na tregosh  se cilin artist shqiptar pëlqen më shumë?”-ka qenë kjo pyetja e ndjekësit që Kejsi mesa duket ka zgjedhur të përgjigjet pa maska, duke thënë se këngëtari i  preferuar i saj është Stres, njëkohësisht edhe ish-partneri i saj: Hë se e dinë t’gjithë, për këtë përgjigje po prisini kaq shumë. Normalisht është Stresi.

Disa javë më parë Stresi postoi një pjesë kënge, të cilën mendohet se po ia dedikon bashkëshortes së tij. Në këngë dëgjohej fraza: U bë një kohë që s’jena pa, ti nuk e di se ça kam ba. Ama zemrën time mbaje.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment