Showbiz

Stresi dhe Kejsi të ndarë! Fotot që s’lenë vend për dyshime, bukuroshja largohet pa e kthyer kokën pas

Dyshimet nisën qysh pas daljes së Stresit nga burgu. Kejsi i dha e para sinjalet. Ajo fshiu të gjitha fotot me Stresin, hoqi mbiemrin "Lushaj" nga bio në Instagram, dhe nuk e ndiqte më reperin.
Featured image of article: Stresi dhe Kejsi të ndarë! Fotot që s’lenë vend për dyshime, bukuroshja largohet pa e kthyer kokën pas Kejsi dhe Stresi

Të gjithë prisnim se do të martoheshin, por sërish Stresi diti të na befasojë. Reperi problematik me Policinë dhe ligjin dhe partnerja e tij zyrtare Kejsi, duket se janë ndarë.

Dyshimet nisën qysh pas daljes së Stresit nga burgu. Kejsi i dha e para sinjalet. Ajo fshiu të gjitha fotot me Stresin, hoqi mbiemrin “Lushaj” nga bio në Instagram, dhe nuk e ndiqte më reperin.

Edhe Stresi nuk e ndiqte më të dashurën në rrjetet sociale, ndërkohë që ‘kupa’ i është pas postimeve të ditës së djeshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reperi u pa teksa po shijonte një xhiro me makinë me miqtë e tij në Vlorë, me tufa me para nëpër duart, ndërsa Kejsi është nisur për të jetuar në Kanada.

Në fotot e shpërndara prej saj në rrjetet sociale, reperi mungon. Ajo shihet teksa ecën pa e kthyer kokën pas…

(F.g/dosja.al)

Shto Koment