Aktualitet

‘Lidhja’ me MALKON/ Strehoi ‘Darën e Krujës’ në shtëpi pas krimit, kush është Ariol Halilaj, ish-inspektori që u vu në pranga për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, emri i tij doli nga telefoni i Rrajës

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i riu është i përfshirë drejtpërdrejt në atentatin ndaj Ndojas, pasi ka qenë ai personi që ka larguar autorët e krimit nga vendngjarja, bashkë me mjetin, nga i cili dolën plumbat e kallashnikovit. Emri i Halilajt ka dalë nga telefoni që iu sekuestruar Redjan Rrajës, i cili është në burg për të njëjtën ngjarje.
Featured image of article: ‘Lidhja’ me MALKON/ Strehoi ‘Darën e Krujës’ në shtëpi pas krimit, kush është Ariol Halilaj, ish-inspektori që u vu në pranga për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, emri i tij doli nga telefoni i Rrajës Ariol Halilaj, Arjan Ndoja, Redjan Rraja dhe atentati

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me 29-vjeçarin Ariol Halilaj, i cili u vu në pranga si bashkëpunëtor i atentatorëve të prokurorit Arjan ndoja. Mësohet se Halilaj është 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Dosja.al mëson se Halilaj ka qenë i punësuar pranë Inspektoriatit të Pyjeve në Tiranë, detaj ky që e lidh me të ndjerin Santiago Malko, ish-inspektorin që u ekzekutua në muajin gusht të vitit të shkuar në rrugë “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i riu është i përfshirë drejtpërdrejt në atentatin ndaj Ndojas, pasi ka qenë ai personi që ka larguar autorët e krimit nga vendngjarja, bashkë me mjetin, nga i cili dolën plumbat e kallashnikovit. Emri i Halilajt ka dalë nga telefoni që iu sekuestruar Redjan Rrajës, i cili është në burg për të njëjtën ngjarje.

Por thelbësore kanë qenë edhe shenjat e gishtave të Halilajt, që janë gjetur në mjetin që u përdor në krim. Përputhja e ADN-së me mbetjet biologjike ka bërë që Halilaj të vihet në pranga.

Të njëjtat burime theksojnë për Dosja.al, se Ariol Halilaj ka strehuar në shtëpi Rrajën pas krimit, por ky i fundit u prangos teksa po tentonte të kalonte kufirin e Shqipërisë. Për Halilajn, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si ndodhi atentati i 1-nëntorit, plumbat i morën jetën Malokut dhe plagosën Ndojan e Rumin

Një skenë e denjë për filmat farëest, u përsërit nga krimi shqiptar në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person me precedentë penalë, Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi, ra pre e një atentati me breshëri kallashnikovi. Një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke i lënë të plagosur të tri personat. Maloku ndërroi jetë në spital disa ditë më vonë, ndërsa ymeri dhe Ndoja kanë lënë tashmë spitalin.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa i vetmi i arrestuar është Redjan Rrraja. 34-vjeçari i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës që është gjithashtu edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm. Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë. Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Rrumi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment