Aktualitet

Strehimi pas tërmetit/ Sot, dita e fundit në hotel, përfituesit e bonusit në Lezhë do qëndrojnë derisa të gjejnë shtëpi

Banorët e Thumanës, Laçit dhe Mamurrasit deklarojnë se gjetja në një banesë me qira mbetet një mision tepër i vështirë, pasi çmimet e qirave janë rritur.
Featured image of article: Strehimi pas tërmetit/ Sot, dita e fundit në hotel, përfituesit e bonusit në Lezhë do qëndrojnë derisa të gjejnë shtëpi Banorët e prekur nga tërmeti në Lezhë

LEZHË- Dita e sotme 3 janar ishte afati që ata të dilnin nga hotelet. Ata zhvilluan një greve pak ditë më parë dhe u takuan me kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi,  i cili u ka premtuar se do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira.


Banorët e Thumanës, Laçit dhe Mamurrasit deklarojnë se gjetja në një banesë me qira mbetet një mision tepër i vështirë, pasi çmimet e qirave janë rritur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Motër Mariglena Gjoni është me profesion psikologe, e cila ka ardhur nga Italia për t’u qëndruar pranë të prekurve nga tërmeti. Ajo tregon se banorët janë mjaft të shqetësuar se nuk dinë se nga do të shkojnë pas disa ditësh.

Banorët tashmë mbeten në pritje të një vendimi se kur do të dalin nga hotelet dhe cila do të jetë e ardhmja e tyre.

Marrë nga Top Channel 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment