Politike

Strategjia e të rinjve e dogji! Kryeministri Rama rrrezikon të mos jetë më në parlament, EXIT POLLET e lënë jashtë, në Durrës ia kalon i shumëpërfoluri Rraja, në Vlorë, Gjiknuri

shte vetë kreu i Qeverisë ai që vendosi që të krye të listave të rreshtonte të rinjtë, por duket se nga kjo gjë po e pëson vetë.
Featured image of article: Strategjia e të rinjve e dogji! Kryeministri Rama rrrezikon të mos jetë më në parlament, EXIT POLLET e lënë jashtë, në Durrës ia kalon i shumëpërfoluri Rraja, në Vlorë, Gjiknuri Edi Rama dhe pamje nga qendra e votimit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama rrezikon të mos jetë më në Parlament pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Bazuar në rezultatet e projeksioneve të bëra nga Top Channel, Euronews, Syri Tv, Ora News dhe Dosja.al, Opozita fiton bindshëm.

Referuar parashikimeve të qarqeve ku Rama garon për deputet, duket se kryeministri është në ‘vijën e rrezikut’ në Durrës dhe Vlorë. Ishte vetë kreu i Qeverisë ai që vendosi që të krye të listave të rreshtonte të rinjtë, por duket se nga kjo gjë po e pëson vetë. Sipas sondazhit të Top-Channel, në Durrës, Partia Socialiste merr tetë mandate, por i fundit, mbetet gjithmonë me pikëpyetje.

Në bazë të projeksionit të Dosja.al, PS-ja merr gjashtë mandate, duke lënë jashtë Lefter Kokën dhe Edi Ramën. I fundit që e mbyll 6-shen, është Rrahman Rraja, një prej më të përmendurve gjatë mandatit të dytë të Ramës për “bëmat” e djalit dhe nipërve të tij. Edhe exit Poll i Oranews i Antonio Notto i jep PS-së 40-44% të mandative (më pak se gjysma nga 14 që janë gjuthsej), duke lënë sërish jashtë krryeministrin Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përsa i përket Vlorës, sipas sondazhit të Top-Channel, PS-ja ka tetë mandate, duke e lënë në vijën e rrezikut kryeministrin Rama. Sipas projeksionit të Dosja.al Partisë Socialiste, edhe në Vlorë merr vetëm shtatë mandate, duke e mbyllur me daljen e Damian Gjiknurit si deputet, por duke përjashtur kryesocialistin.

Gjithsesi, për të pasur rezultate më të sakta, mbetet që të presim të mbarojë numërimi i votave. Vetëm kjo gjë, do të tregojë nëse kryeministri Edi Rama do të jetë më në Parlament si deputet, apo do t’i ndjekë ngjarjet nga jashtë….

(F.m/dosja.al)

Shto Koment