LIVE UPDATES
Editorial

Strategjia amerikane në Kosovë po shkrin

30 Mars 2020, 08:58 Nga DOSJA
Strategjia amerikane në Kosovë po shkrin

Republika e Kosovës ka refuzuar të nënshtrohet nën presionin e ashpër nga Richard Grenell, drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare i cili gjithashtu shërben si i dërguari amerikan për bisedimet e paqes midis Serbisë dhe Kosovës. Asnjëri nga vendet nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, derisa të zgjidhin mosmarrëveshjen për pavarësinë e Kosovës, të cilën Serbia nuk pranon ta njohë. Beogradi izolon me ngulm Republikën e Kosovës, duke e lënë shtetin e ri jashtë Kombeve të Bashkuara dhe shumicës së organizatave ndërkombëtare.

I vendosur për të përfunduar një marrëveshje pas dyerve të mbyllura me presidentët përkatës të dy vendeve, Grenell është zemëruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i ri ka kundërshtuar kërkesën e Grenell për të hequr tarifat ndëshkuese, 100%, për mallrat serbe.

Në një veprim të padëgjuar kundër vendit ndoshta më pro-SHBA në glob, Uashingtoni ka pezulluar ndihmën kyçe të SHBA-së për Kosovën dhe madje një anëtar i parlamentit ka kërcënuar të tërheqë trupat e SHBA-së nga forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Presioni nga Uashingtoni rëndon në aftësinë e Kosovës për t’u marrë me krizën e koronavirusit, duke përkeqësuar tensionet midis kryeministrit dhe Presidentit Hashim Thaçi, i cili është plotësisht dakord me Grenell për sa i përket çështjes së Serbisë. Pikërisht në momentin kur është i nevojshëm uniteti kombëtar, Thaçi dhe Kurti tani po luftojnë nëse do të shpallin një urgjencë kombëtare prej pandemisë apo jo. Kryeministri ka shkarkuar nga posti Ministrin e Brendshëm Agim Veliu, i cili mbështet deklaratën e urgjencës së Thaçit, duke krijuar një krizë të parakohshme qeveritare.

I humbur në këtë dramë është fakti se Grenell gjithashtu po kundërshtohet nga antagonisti kryesor në sagën e gjatë të Kosovës: Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Në Janar, Grenell bëri thirrje që Beogradi të ndalonte fushatën e tij të mosnjohjes kundër Kosovës. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç përsëri refuzoi, duke sugjeruar se fushata do të vazhdonte edhe nëse Kosova do t’i hiqte tarifat e saj. Uashingtoni nuk ka thënë asgjë për këtë.

Nuk ka asnjë mister në arsyen pse Grenell, i etur për një marrëveshje, do të ishte në krah të palës më të fortë, më të papajtueshme në negociata. Misteri i vërtetë është se si diplomacia amerikane erdhi në këtë pikë ekstreme – një përpjekje e shtrembër për të detyruar një aleat të dobët të SHBA-së për të qetësuar një burrë të fuqishëm serb. Kjo është veçanërisht turbulluese sepse pengesa kryesore për marrëveshjen me Kosovën është Vuçiçc. Që prej trazirave shqiptare në 2004 dhe protestave të zemëruara serbe në vendkalimet kufitare të instaluara rishtas në 2011, ka pasur vetëm incidente më të vogla sporadike, midis pakicës etnike serbe dhe shumicës etnike shqiptare në Kosovë. Ndërsa nuk ka pasur kthim masiv të serbëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre të mëparshme në Kosovë që nga tërheqja e forcave serbe në duart e NATO-s në 1999, as pavarësia e Kosovës në 2008 nuk ka shkaktuar ndonjë largim masiv.

Shumica e serbëve të Kosovës vazhdojnë të jetojnë në jug të vendit, të rrethuar nga shqiptarët etnikë, si një pakicë e vogël. Jeta nën sundimin etnik shqiptar nuk është aspak parajsë, por përgjithësisht është më e qëndrueshme se në veriun pa ligje të vendit, ku serbët separatistë formojnë shumicën dhe ku mbizotëron urdhri i Beogradit. Frika i ndjek të gjithë ata që jetojnë në veri, përfshirë serbët, e ilustruar nga vrasja e pazgjidhur e udhëheqësit të matur, etnik serb Oliver Ivanoviç në vitin 2018.

Një i dyshuar kryesor për vrasjen e Ivanoviçit ecën lirshëm në Serbi, i paprekur nga autoritetet – një mesazh për të gjithë ata që do të sfidonin strukturën e pushtetit. Ndërsa për ato tarifa 100% për mallrat serbe kundër së cilave Vucic proteston, sipas llogarive vendase kanë pasur pak ndikim në jetën e përditshme ekonomike në veri.

Derisa Partia Progresive Serbe e Vuçiç, erdhi në pushtet në 2012, Kosova ishte venitur si një shqetësim kryesor për qytetarët serbë. Atë vit partia bëri fushatë të madhe për Kosovën, duke dramatizuar gjendjen e rëndë të serbëve dhe duke e rivendosur çështjen në rëndësi. Partia u zotua të paraqesë një plan për të adresuar çështjen, megjithëse ende nuk është konkretizuar. Në vend të tij, Vuçiç ka lëshuar thirrje enigmatike të rastësishme për realizëm ndaj Kosovës së bashku me retorikën më të shpeshtë, të ashpër, duke deklaruar, për shembull: “Më zvarrisni nëpër rrugë, nuk do ta njoh kurrë Kosovën!”

Në vend që të hedhin themelet për diplomaci, kryetarët në qeverinë e tij, përfshirë Kryeministren Ana Brnabic, kanë hedhur fyerje kaustike për shqiptarët etnikë. Në dhjetor, Vuçiç i shkundi pluhurin akuzës më të përflakur nga vitet e luftës, duke pretenduar se një masakër famëkeqe e fshatarëve shqiptarë në 1999 nga forcat serbe në Kosovë u ndërmor për të provokuar ndërhyrjen perëndimore. Për Vuçiçin, historia bashkëkohore e Kosovës fillon me fushatën ajrore të NATO-s në vitin 1999, dhe heq çdo përmendje të çmontimit paraprak, të paramenduar të autonomisë së Kosovës nën ish-udhëheqësin serb Slobodan Milosevic – kohë para rënies së Murit të Berlinit dhe çdo shqetësim për pavarësinë e Kosovës . Këtë e pasoi një dekadë shtypjeje sistematike nga Beogradi.

Pavarësisht fushatës për të ngjallur ndjenjën nacionaliste mbi Kosovën, publiku serb ende tregon gatishmëri për një marrëveshje. Në një studim të kohëve të fundit, më pak se një e treta e qytetarëve serbë përmendën Kosovën si çështje primare, ndërsa standardi i jetesës (84 përqind) dhe probleme të lidhura me korrupsionin dhe kriminalitetin (68 përqind) lehtësisht kryesuan listën e shqetësimeve.

Për më tepër, falë viteve politikash gërryese, Vuçiç ka aftësinë të kontrollojë narracionin publik në Serbi si asnjë udhëheqës para tij, përfshirë edhe mentorin e tij, Millosheviç. Kaq të frikësuar janë gazetarët dhe figurat publike në Serbi sa vetë-censura është e zakonshme. Aq mbizotëruese është partia e Vuçiçit sa shqetësimi i tij më i madh në zgjedhjet e muajit të ardhshëm është të arrijë një fitore zgjedhore aq të madhe sa të dëmtojë besueshmërinë e demokracisë serbe në sytë e perëndimit. Vuçiç kontrollon pothuajse të gjitha degët e qeverisë, përfshirë shërbimet e inteligjencës, dhe ka një ndikim të konsiderueshëm në fortesat joqeveritare të nacionalizmit serb siç janë Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve.

Çështja është se Vuçiç mund të shesë një marrëveshje dinjitoze, stabilizuese për Kosovën që përfshin njohjen e plotë e të ndërsjellë. Fatkeqësisht, ai vetëm e ka bërë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të tillë. Në vend që ta kuptojnë këtë fakt dhe të sjellin influencë mbi presidentin serb, diplomatët – tani përfshirë dhe Grenell – kanë bërë gabimin klasik të bisedimeve: dëshpërimin.

Në vend që të presin për rastin e duhur, duke avulluar fushatën e mosnjohjes së Serbisë dhe duke ndihmuar në ekspozimin e kalbjes sistemike për të cilën shqetësohen qytetarët serbë, diplomatët kanë bërë të kundërtën.

Duke iu lutur liderit serb që të bëjë një marrëveshje me Kosovën, zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së (me disa përjashtime) i kanë larguar sytë nga tërheqja e ngurtë, shqetësuese e demokracisë në Serbi, duke përfshirë shembuj grafikë të kapjes së shtetit nga miqtë e partisë në pushtet. Grenell ka rënë në të njëjtin kurth, duke e dobësuar në vend që ta mbështesë Kurtin – reputacioni si luftëtar i mirëfilltë korrupsioni, i të cilit ka çuar lëkundje deri në Beograd, dhe i cili tashmë ka ndërmarrë hapa për të frenuar korrupsionin në Prishtinë.

Nga ana tjetër, Vuçiç ka manipuluar këtë zell për një marrëveshje, duke e kthyer bazën e negociatave në një pyetje se si të kompensohet politikisht presidentin serb, sesa si të mbrojë interesat thelbësore serbe në Kosovën e pavarur. Për motive të njohura vetëm për veten e tij, mbase marrëveshjet e tij të korruptuara ose sjellje të tjera kriminale, Thaçi është përshtatur çuditërisht me homologun e tij serb. Të mbështetur nga shefja e atëhershme e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe nga diplomacia e Departamentit të Shtetit Amerikan, Vuçiç dhe Thaçi vitin e kaluar ranë dakord për ndarjen e Kosovës. Diplomatët racionalizuan konceptin radikal duke pohuar se pa ndarje, Kosova do të bëhej një “konflikt i ngrirë”. (Nëse ndodh, edhe aspiratat e Serbisë për në BE janë të ngrira.) Kur shpërtheu lajmi për planin e ndarjes, nisën trazira në Kosovë, në vendet fqinje dhe në Gjermani për “Përhapjen e Kosovës” – ftesën për të rihapur problemet e kufinjve në të gjithë Ballkanin, duke përfshire dhe në Bosnje dhe Hercegovinën e lëkundshme.

Nga ana e tij, Grenell insiston që palët nuk kanë diskutuar kurrë për ndarje, të paktën “në praninë e tij”. Ai pohon se ndërmjetësimi i tij bazohet në zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës. Në fillim të këtij viti, Grenell njoftoi me krenari tre marrëveshje pozitive për krijimin dhe përmirësimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore midis Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë, shqetësimi mbetet se marrëveshja Grenell-Vuçiç-Thaçi përfshin territorin. Në njoftimin e saj në Twitter për një rezolutë parlamentare për dialogun me Serbinë, kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, paralajmëroi se “askush nuk do të jetë në gjendje të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues së Kosovës”.

Shqetësimet e Osmanit për ndarjen janë të bazuara mirë. Mësimi i një çerek shekulli të bërjes së paqes në Ballkan është se marrëveshjet e bazuara në të drejta, siç është marrëveshja e Prespës 2018, midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, duke i dhënë fund luftës midis maqedonasve dhe shqiptarëve, funksionojnë; marrëveshjet e bazuara në territor, siç është marrëveshja e Dejtonit të 1995 për statusin e Bosnjës, thjesht zgjasin konfliktin. Në të vërtetë, lideri separatist Milorad Dodik, një serb boshnjak, ka përkrahur ndarjen e Kosovës pasi ai ka rritur kërcënimet e tij për t’u shkëputur nga Bosnja, një veprim që do të riniste luftimet.

Ashtu siç Bosnja është kapur në kurth nga ndarja etnoterritoriale e vendit, kështu edhe Kosova dhe Serbia do të dënoheshin të kishin ankesa të përhershme. Ndarja e Kosovës – pavarësisht nga pëlqimi i palëve – do të ishte shkaku për homogjenizimin etnik me shumicë: Kosova për shqiptarët dhe Serbia për serbët. Dhjetëra mijëra pakica të mbetura në “anën e gabuar” të kufirit të ri do të largoheshin. Në këtë skenar, trashëgimia e lashtë etnike serbe në jug të Kosovës do të ishte edhe më e izoluar, edhe nëse do i dhurohej sovranitet. Kjo është arsyeja që At Sava Janjic, abati ortodoks serb në vendin më të rëndësishëm të kishës në Kosovë, në Deçan, kundërshton me vendosmëri ndarjen. Ai e kupton që një shkëmbim territori nënkupton edhe një shkëmbim të popullsisë. Vuçiç dhe Thaçi, të preokupuar me shqetësime të kufizuara, nuk i kanë përvetësuar këto mësime. As diplomatët amerikanë nuk i kanë mësuar ata, duke qenë se janë të preokupuar me sigurimin e një marrëveshjeje – madje edhe një destabilizuese – për të cilën nuk ka urgjencë.

Nëse oferta e Grenell shkatërrohet në mes të rezistencës vendase dhe pandemisë, do të ketë kohë për të reflektuar mbi të gjithë strategjinë e farkëtimit të një marrëveshjeje për Kosovën duke zbutur presidentin serb. Asgjë nuk humbet duke shtyrë Vuçiçin që të vërtetojë se interesi i tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është i vërtetë dhe jo një blof. Asgjë nuk humbet duke nxitur Beogradin dhe Prishtinën drejt një dialogu të vërtetë mbi Kosovën – një që adreson çështjet e dhimbshme të së kaluarës si një mënyrë për të krijuar një të ardhme të begatë, të qëndrueshme. Vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vërtetuar se kjo është plotësisht e mundur. Shtetet e Bashkuara dhe BE së bashku kanë një influencë të bollshme mbi palët që të përqendrojnë mendjet e tyre, përfshirë stimujt ekonomikë që Grenell favorizon. Uashingtoni dhe Brukseli duhen vetëm të vendosin nëse duan një marrëveshje afatshkurtër apo një marrëveshje afatgjatë.

Përshtati nga Foreign Policy: Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial albin kurti aleksander vucic koronavirui ne kosove richard grenell shkëmbimi i territoreve kosove serbi albin kurti aleksander vucic koronavirui ne kosove richard grenell shkëmbimi i territoreve kosove serbi

Sondazh

Poll
Editorial 26 Mars 2020, 18:40

Rexhep Qosja: Komplot parlamentar, ndaj Albin Kurtit

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit! E rrëzuan Qeverinë e shpresës! E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që &cc...

Editorial 20 Mars 2020, 17:19

Epidemia, ekonomia dhe plani i qeverisë

TIRANË– Kush kerkon shpetim biznesesh, apo pagesen e qerave te biznesit me fondet e buxhetit duhet te kete te qarte dicka. Kjo nuk eshte kohe per te shpetu...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?