Sport

Strakosha: Titullin kampion e dua vetëm për prindërit e mi, babi do shohë ndeshjet me helikopter

"Do bëjmë të pamundurën, por nuk jemi arrogantë dhe e dimë qartë se Juventusi ka më tepër avantazhe se ne"
Featured image of article: Strakosha: Titullin kampion e dua vetëm për prindërit e mi, babi do shohë ndeshjet me helikopter Thomas Strakosha

I ftuar në emisionin “Fan Zone” në Supersport, gardiani shqiptar Thomas Strakosha ka folur sot për shumë tema. E para ka qenë ajo në lidhje me lajmet që qarkulluan së fundmi për prekjen e tij nga koronavirusi.

Portieri i Lazios ka theksuar se çështja do të kalojë në gjyq, sepse e ka përjetuar shumë keq. “Nuk flitet për shëndetin e tjetrit pa ditur asgjë. Avokati im do të merret me çështjen për ta zgjidhur”, ka thënë Strakosha.

“Titulli? Po punojmë fort. Ne duam të jemi në vendin e parë në javën e fundit. Kjo ka rëndësi. Do bëjmë të pamundurën, por nuk jemi arrogantë dhe e dimë qartë se Juventusi ka më tepër avantazhe se ne”, ka shtuar Strakosha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pasi të shpallem kampion i Serisë A, dua të shoh prindërit e mi. Jam i sigurt se do të jenë më të lumtur se unë. Babi do i shohë me helikopter ndeshjet e radhës”, ka thënë ai me shaka.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment