Politike

‘Stop lidhjes shtet-banda’, PD-së 2 orë protestë në Shkodër kundër Valdrin Pjetrit, Spahia: Jemi kundër modelit

Opozita kërkon largimin e kandidatit të PS-së, Valdrin Pjetri nga Bashkia e Shkodrës, pasi e akuzojnë për përfshirje në trafik droge dhe për probleme me drejtësinë italiane.
Featured image of article: ‘Stop lidhjes shtet-banda’, PD-së 2 orë protestë në Shkodër kundër Valdrin Pjetrit, Spahia: Jemi kundër modelit Pamje nga protesta në Shkodër

SHKODËR– Pasditen e sotme qytetarë dhe mbështetës të PD-së kanë protestuar kundër Valdrin Pjetrit, pas dokumenteve të publikuara nga opozita, ku akuzohej se ishte i dënuar për trafik droge dhe vjedhje në Itali.

Protesta ka nisur në orën 19:30 para prefekturës, post të cilin Pjetri e ka mbajtur para se të kandidonte për Bashkinë e Shkodrës, për të përfundur 2 orë më pas.

Me pankarta në duar ku shkruhej “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda”, “Stop blerjes së votës” disa qindra qytetarë kanë është bërë një marrshim paqësor në rrugën kryesore të qytetit.

I pranishëm në protestë ishte edhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili u shpreh se protesta ishte jo vetëm kundër Valdrinit por modelit të promovimit falë lidhjeve me krimin.

Një ditë më parë  Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

(k.m/dosja.al)

  • 21:47

    Protesta e PD-së, Spahia: Sinjal për Valdrinat e tjerë të lidhur me krimin

    Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia në një prononcim për mediat gjatë protestës së PD-së kundër Valdrin Pjetrit është shprehur se tubimi është një shembull.

    Në fjalën e tij, Spahia u shpreh se Pjetri nuk ishte thelbi protestës por të gjithë individët e tjerë që promovohen njësoj si ai nga kryeministri Edi Rama.

    Prononcimi: 

    Do të vazhdoni rezistencën?

    Ishte e natyrshme kjo protestë nga ana e qytetarëve shkodran ndaj tentativës së Edi Ramës për të uzurpuar pushtetin lokal me përfaqësuesit e tij dhe të krimit. Ky sinjal nuk është vetëm për qytetin e Shkodrës, si vetëm për Valdrin Pjetrin por për modelin dhe të gjithë Valdrinat e tjerë të promovuar për shkak të lidhjeve me krimin. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste. Ishte një protestë filloi më së mirë nga Shkodra. Nuk mund të pajtoheshim me një përfaqësues të krimit të organizuar. Përgëzoj dhe mbështes revoltën e qyetetarëve shkodran, ndaj atij të Edi Ramës që suporton krimin e organizuar.

    Topalli tha se Pjetri është përgjegjësi edhe e PD-së, do të ketë një reflektim që opozita të hyjë në zgjedhje?

    Edhe para zgjedhjeve, zyrat e shtetit kanë qënë të mbushur me kriminel të të gjitha niveleve në administratë. Nuk ndodhi pas datën 30 qershor. Është fenomeni i Edi Ramës. Ka gjetur gjithmonë suportin e krimit të organizuar që në hapat e tij të parë deri më sot kur është kryeministër.

     

Shto Koment