Aktualitet

STOP diskutimeve për politikë! Dalin rregullat, policët e ’41 biss’ që ruajnë super kriminelët nuk duhet të qëndrojnë vetëm për vetëm me të dënuarit, çfarë u privohet

Sikurse të dënuarit që mbahen nën regjimin e posaçëm “41 biss”, edhe policët që i kanë marrë nën ruajtje dhe nën vëzhgim u janë nënshtruar rregullave të forta dhe krejt të ndryshme krahasuar me çdo polic tjetër që shërben në sistemin penitenciar, madje dy herë në vit dhe në varësi të çdo situate të krijuar, polici i “41 biss” trajtohet me psikologë.
Featured image of article: STOP diskutimeve për politikë! Dalin rregullat, policët e ’41 biss’ që ruajnë super kriminelët nuk duhet të qëndrojnë vetëm për vetëm me të dënuarit, çfarë u privohet Foto Ilustruese

TIRANË– Personat që e frekuentojnë duhet të jenë të besuar, por sidoqoftë nuk duhet të shprehen tek ata për çështje detyre apo te kushdo që është i paautorizuar, ashtu sikurse edhe në rrjetet sociale nuk duhet të tregohet asnjë detaj i punës që kryejnë .

Sikurse të dënuarit që mbahen nën regjimin e posaçëm “41 biss”, edhe policët që i kanë marrë nën ruajtje dhe nën vëzhgim u janë nënshtruar rregullave të forta dhe krejt të ndryshme krahasuar me çdo polic tjetër që shërben në sistemin penitenciar, madje dy herë në vit dhe në varësi të çdo situate të krijuar, polici i “41 biss” trajtohet me psikologë.

Top Channel disponon urdhër rregulloren e shpërndarë ndaj çdo polici që është emëruar në detyrë si efektiv në rregjimin “41 biss”. Efektivi që shërben në regjimin e ashpër ku mbahen të izoluar  personazhe që autoritetet i vlerësojnë si më të rrezikshmit është i detyruar të vetëdeklarojë me shkrim identitetin e çdo personi që e pyet për “41 biss”, apo për të dënuar si dhe përmbajtjen e bisedës. Ndonëse polici nuk duhet të qëndrojë vetëm për vetëm me të dënuarin, çdo ditë ai duhet të raportojë sjelljen e tij dhe të përshkruajë incidente të mundshme. Por veç detyrave në urdhër radhitet edhe lista e ndalesave

Policit të “41 biss” i ndalohet prerazi të krijojë familjaritet me të dënuarin, të japë detaje personale rreth vetes, familjes dhe kolegëve ashtu sikurse urdhërohet në rregullore i ndalohet të flasë për çështje politike

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht në regjimin e ashpër janë vendosur 7 të dënuar e paraburgosur, ndërkohë pesë prej tyre Emiliano Shullazi, Gulmando Dani, Blerim Shullazi , Endrit Qyqa dhe Endrit Zela përmes avokatëve e kanë kundërshtuar në Gjykatën e Posaçme. Dy të tjerët janë Genci Balla, Arbjon Aliko. Në urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë që Top Channel disponon përmendet se atyre ju ndalohet që të marrin ushqime nga familjarët. Pas vaktit të shpërndarë nga një komison prej tre personash,  pajisjet lugë dhe pjata nxirren nga qelia. I dënuari në regjimin e ashpër  e pastron vetë qelinë dhe në përfundim fshesën e kovat ia dorëzon policit.

Të dënuarit i lejohet të mbajë në dhomën e tij veç sendeve personale edhe libra me karakter edukativ që nxirren jashtë qelisë pasi përfundohen . Krahas tyre i dënuari duhet të mbajë një uniformë të posaçme sipas stinës, një uniformë që ende nuk është vendosur se si do jetë për secilën nga stinë.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Shto Koment