Politike

Stoltenberg mesazh para proteste: Politika të zgjidhë mosmarrëveshjet me dialog. Opozita të hyjë në zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai i bëri thirrje politikës për dialog që të dalë vendi nga kriza. Stoltenberg i çoi mesazh edhe opozitës, ku tha se dhuna nuk është mënyrë për zgjidhjen e krizës. Stoltenberg tha se opozita duhet të hyjë në zgjedhje. Stoltenberg ka takuar edhe Presidentin Meta.
Përditësuar:

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u prit në aeroport nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. 

Gjatë kësaj vizite, Stoltenberg ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, pas të cilit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Stoltenberg, u shpreh  se e ka kënaqësi të jetë në Tiranë, ndërsa i përi thirrje politikës për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje të krizës me dialog.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është kënqaqësi e madhë që kthehem përsëri në Tiranë. Shqipëria ka qenë një anëtarë shumë e vyer në NATO. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet  etyre. Trupat tuaj kanë kontriubuar në luftën e KFOR në Kosovë dhe në Afganistan. kemi shoeenzuar 51 milionë euro për projektet që do në ndihmojnë të jemi më efikas. Shqipëria po jep shembulliun  e saj. KE ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE dhe ne duam që ky proces të vijojë. Ne demokraci do ketë gjoithmonë debate. Kjo nuk është dobësi por dhuna bie ndesh mne volerat tona. I bëj thirrje aktorëve politikë të sillen me vetëpërmbajtje për të vijuar në rrugën e integrimit që problemeyt të zgjidhen përmes dialogur për shkak se kjo kontribuon për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Stoltenberg.

Nga ana e tij kryeministri u shpreh se nuk do të lejojë destabilizimin e vendit, nga opozita. 

  • 16:49

    Meta pret në zyrë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Presidenca zbardh takimin

    Jens Stoltenberg dhe Ilir Meta

    Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg.

    Presidenti Meta shprehu kënaqësinë e veçantë që vizita e Sekretarit të Përgjithshëm përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, objektivin strategjik të të gjitha qeverive shqiptare të pas ‘90-ës, të të gjithë grave dhe burrave të Forcave tona të Armatosura, dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.

    Kreu i Shtetit theksoi se ndan plotësisht vizionin e Sekretarit Stoltenberg se është  detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar.

    Në këtë kuadër, Presidenti do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë rritjen e buxhetit për mbrojtjen në 2% brenda 2024, jo vetëm si detyrim por edhe si përgjegjësi për ndarjen e barrës.

    Presidenti Meta çmoi investimin e NATO-s në Bazën Ajrore të Kuçovës si një aset për sigurinë e vendit, rajonit dhe Aleancës.

    Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria e pret me entuziazëm anëtarësimin e afërt të Maqedonisë së Veriut në NATO.

    Ky ishte vendimi i duhur në kohën e duhur, që shpërbleu zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe falë angazhimit konstruktiv të drejtuesve më të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe falë bashkëpunimit të pazëvendësueshëm mes ShBA-ve dhe BE-së.

    Presidenti Meta vuri në dukje rolin e jashtëzakonshëm dhe jetik në mbështetje të këtij objektivi strategjik nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

    Kreu i Shtetit theksoi se zgjerimi dhe prania e NATO-s në rajonin tonë janë kyç për konsolidimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

    “Prania e NATO-s në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe BE, kontribuon për një mjedis më të sigurtë në terren, dhe është njëkohësisht thelbësore për tërësinë territoriale të Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, – u shpreh Presidenti Meta.

    Më tej Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria mbështet të drejtën legjitime dhe sovrane të Kosovës për një tranzicion gradual të FSK në ushtri multietnike, dhe në ndërveprim të plotë me NATO-n.

    “Integrimi europian dhe euro-atlantik përbëjnë të vetmen garanci të besueshme për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe begatisë në rajon, bazuar mbi vlerat e përbashkëta, dhe përparimi në këto organizata ia vlen çdo sakrificë dhe punë të palodhur”, – theksoi Presidenti Meta.

  • 16:26

    Rama paralajmëron opozitën: Protestat inskenime politike, s'do të lejojmë destabilizim

    Jens Stoltenberg dhe Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë, se nuk do të lejojë destabilizimin e vendit, nga opozita. Ai i quajti protetat jo si një shfaqje e shqetësimit popullor, por si një inskenim politkk nga politika. 

    “Në Shqipëri nuk do të ndodhë nuk do të lejojmë asnjë formë destabilizimi që do të lejonte cenimin e imazhit të vendit tonë, përveç cenimit që i japin imazhet e dhunës. Jam i bindur se çdo qytetar e çdo shqiptar që e do këtë vend, nuk do të marrë pjesë në një proces ku do të vërtetohej teza famëkeqe e armiqve historikë të Shqipërisë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet se nuk dinë të respektojnë as rregullat që i vënë vetë. Nuk është shfaqje e një shqetësimi të madh popullor, por një inskenim politik që nuk ka shansin të zhvillohet përtej skenës politike”, u shpreh ai.

    Sipas kryeministrit Edi Rama, zgjedhjet do të bëhen dhe janë demokratike, pasi opozita ka zgjedhur vetë të mos marrë pjesë, e nuk është penguar. 

    “Ne do të zhvillojmë zgjedhje. Nëse opozita apo cilado parti e opozitës nuk lejohet të hyjë në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë demokratike por nëse dikush nuk preferon, kjo nuk i bën zgjedhjet jodemokratike”, theksoi Rama.

  • 15:48

    Stoltenberg thirrje opozitës: Merrni pjesë në zgjedhje, mos minoni institucionet demokratike

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, i ka bërë thirrje politikës në përgjithësi për dialog, dhe opozitës në veçanti, për të hyrë në zgjedhje. Sipas stoltenberg, mosmarrja pjesë në zgjedhje, minon institucionet demokratike.

    “Debati politik, mosmarrëveshjet janë pjesë e demokracisë dhe kjo është shenjë force, por dhuna nuk është e pranueshme dhe cdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Respektoni institucionet demokratike. Zgjedhjet janë një pjesë themelore e demokracisë dhe prandaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të marrin pjesë dhe kontribuojnë në dialog dhe jo të minojnë institucionet demokratike. Kemi parë përpjekje të Rusisë për duke përfshirë edhe vendet aleatë të NATO-s. Në vendin tuaj do iu lija kryeministrit që të flasë. Ne duhet të mbështesim institucionet demokratike dhe mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut” tha ai.

  • 15:40

    Stoltenberg në Tiranë, Rama zbulon çfarë u bisedua Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

    Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të Natos, Jens Stoltenberg, ka zbuluar se çfarë është biseduar në takimin kokë më kokë.

    “Pata kënaqësinë të mirëpres sekretarin e NATO-s dhe besoj se mund ta them pa ngurim, një mik të vendit tonë, i cili e ka vizituar edhe më parë Shqipërinë dhe ka qenë në vijmësi i interesuar për zhvillimet në vendin tonë dhe rajon dhe mbështetës i procesit të integrimit të rajonit. Vizita përkon edhe me vitin e 10-vjetorit tonë në NATO dhe po ashtu është një afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë dhe ndaj rajonit. Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s, kemi ndarë edhe përshtypjet që FA-të tona kudo që kanë kontrobuar kanë shfaqur cilësi të spikatura profesionale. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të plotësimit të një kushti themelor të vendeve të NATO-s për kontributin buxhetor për mbrojtjen. Dua ti përcjell edhe publikisht, familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin në Letoni të shprehjes së ngushëllimeve dhe mirënjohjes nga ana e sekretarit të përgjithshëm. Ishte një ngjarje e rëndë për FA-të dhe vendin tonë dhe një moment reflektimi lidhur me sakrificat e Forcave tona të Armatosura. Sekretari është i interesuar dhe kemi diskutuar edhe këtë moment të vecantë politik dhe shoqëruar që po kalon vendi ynë. Qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave edhe për konfliktin politik, që nuk i shërben vendit dhe patjetër edhe procesit të mëtejshëm të vlerësimit të Shqipërisë në raport me rekomandimin pozitiv. I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës këtë fazë por mbase duke ardhur në një ditë me re është ndier si në shtëpinë e tij në Norvegji” tha Rama.

Shto Koment