Aktualitet

‘S’them dot që Meti iku!’ Agron Llakaj: Parodistët do mbeten gjithmonë katër

Në ceremoninë e lamtumirës së Muhamet Likes, Agron Llakaj shprehu dhimbjen e tij për largimin nga jeta të kolegut.

VLORË- Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ishte i pranishëm në ceremoninë e homazheve ndaj kolegut të tij, Muhamet Likës.

“Ne vërtetë jemi njerëzit e humorit por në këto rastë është tepër të thuash dy fjalë. Por është ikje e herët. Kemi patur një rrugëtim të bukur për aq sa Zoti na la bashkë. Është humbje e madhe. Nuk e dija se kjo do të ishte shfaqja e fundit. Vërtet klargohet Meti por  nuk largohet ajo që la pas. Për mua ata do të mbeten gjithmonë katër muskutjerët në memorien e humorit shqiptar. S’mund të them që iku.”

Sot në Vlorë iu dha lamtumira e fundit, aktorit të njohur të humorit, Muhamet Likos. Meti u nda nga jeta më 31 maj në Itali. 64-vjeçari me pseudonimin e artit “Meti” vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Të pranishëm në ceremoninë e lamtumirës në Teatrin “Petro Marko” ishin miq dhe kolegë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment