Rajoni

Stevo Pendarovski: Qeveria mund të bëhet edhe pa BDI-në

Pendarovski shprehet se qeveria mund të bëhet dhe pa Bashkimin Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti, por edhe pa partitë e tjera që kanë marrë më shumë mandate në zgjedhje.
Featured image of article: Stevo Pendarovski: Qeveria mund të bëhet edhe pa BDI-në Stevo Pendarovski

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për situatën në vend pas zgjedhjeve parlamentarë të mbajtura pak ditë më parë.

Në në intervistë në revistën Fokus, Pendarovski shprehet se qeveria mund të bëhet dhe pa Bashkimin Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti, por edhe pa partitë e tjera që kanë marrë më shumë mandate në zgjedhje.

Qeveri mund të bëhet pa LSDM-në, mund të bëhet pa VMRO-DPMNE-në, por mund të bëhet edhe pa Bashkimin Demokratik për Integrim”, ka deklaruar Pendarovski.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim ka arritur që të marrë 15 mandate duke u shpallur partia fituese në radhët shqiptare.  Ahmeti pas fitores është shprehur se nuk ka qeveri pa BDI-në dhe ka ripërsëritur idenë e një kryeministri shqiptar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment