Politike

Holanda skeptike/ Stef Blok flet para nisjes së mbledhjes: Shqipëria ka shumë punë për të bërë

  • Sot mblidhen ministrat e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca skeptike: Kemi shumë punë për të bërë
  • Ministri i Jashtëm ka deklaruar se Shqipëria ka shumë punë për të bërë për të nisur rrugën europiane.
    Featured image of article: Holanda skeptike/ Stef Blok flet para nisjes së mbledhjes: Shqipëria ka shumë punë për të bërë Stev Blok.

    Luksenburg- Ministri i punëve të jashtme të Holandës Stef Blok ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vendosin në bazë të meritave.  Për Shqipërinë ai theksoi se ende ka shumë punë për të bërë.

    “Qëndrimi hollandez është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për Prokurorinë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave.”, u shpreh ai. 

    Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment