Showbiz

‘S’të afrohet asnjë njeri!’ E ëma ka ditëlindjen, Granit Xhaka i prek të gjithë me dedikimin e ndjerë: S’do arrij të jem as sa gjysma jote

Granit Xhaka shkruan se deri më tani nuk ka njohur asnjë person që t'i ngjajë sado pak nënës së tij.
Featured image of article: ‘S’të afrohet asnjë njeri!’ E ëma ka ditëlindjen, Granit Xhaka i prek të gjithë me dedikimin e ndjerë: S’do arrij të jem as sa gjysma jote Granit Xhaka dhe e ëma

ZVICËR– Granit Xhaka, një nga futbollistët e njohur shqiptarë ka uruar publikisht nënën e tij për ditëlindje. Me fjalë mjaft të ndjera, Xhaka, i cili vetëm para një jave u bë baba i një vajze, ka shprehur dashurinë ndaj nënës së tij, tashmë që po i përjeton vetë sakrificat e prindit.

Në një postim në Instagram, futbollisti i mirënjohur shkruan se deri më tani nuk ka njohur asnjë person që t’i ngjajë sado pak nënës së tij. Ndër rreshta, ai shkruan se nëna e tij është shembulli që Xhaka dëshiron të ndjekë në jetë, madje shton se ‘nuk do arrijë të jetë as sa gjysma e saj’.

“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja.

Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gëzuar ditëlindjen nëna ime e dashur, personi më i shtrejtë në jëtën time ”- shkruan Graniti krahas postimit teksa ka publikuar disa foto me të ëmën.

 

(A.K/DOSJA.AL)

Shto Koment