Sport

Stavri Nica vet-ofrohet: “Nëse presidenti bindet të punojmë bashkë, unë jam gati”…

Listës së kandidatë për t’u ulur në krye të pankinës kurbinase, së fundmi iu shtua edhe emri i Stavri Nicës. Tani është radha e presidentit Pashk Laska për të përzgjedhur...
Featured image of article: Stavri Nica vet-ofrohet: “Nëse presidenti bindet të punojmë bashkë, unë jam gati”…
Përditësuar:

KORÇE – Pas barazimit 1-1, në çastet e fundit të ndeshjes në Korçë ndaj skuadrës së Skënderbeut, trajneri i komanduar Stavri Nica, teksa ka folur për emisionin “Gol pas Goli”, është treguar i gatshëm që të marrë në duar frenat për të drejtuar skuadrën kurbinase të Laçit.

“Kam dy muaj që stërvis U-21 dhe nuk e kam problem të vazhdoj të punoj. Unë dua të punoj gjatë gjithë kohës dhe jo të pres kur të dalë ndonjë skuadër Superlige. Unë punoj që të jem në tonus. Pastaj për organizim e skuadrës dhe të vendos për të, është tjetër kush, ndaj duke parë e duke bërë. Unë punoj gjithë kohës e të jem në tonus. Pastaj për organizim e skuadrës është tjetër kush që vendos, ndaj duke parë e duke bërë. Nëse presidenti dhe skuadra binden të punojmë bashkë, atëhere duhet të punoj që të njihet dora ime si trajner, me parimet që ka futbolli”.

Trajneri i njohur Stavri Nica, është një emër mjaft i njohur në mjedisin e futbollit laçian. Ai rithehet për të drejtuar një skuadër kurbinase, pavarësisht se U-21, për herë të katërt. 66-vjeçari durrsak është njeriu, i cili i dhuroi Kupën e parë të Shqipërisë skuadrës së Laçit në 2012-2013, pas fitores 1-0 në finale ndaj Bylisit të Ballshit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas largimit të Armando Cungu nga skuadra e Laçit, drejtuesit kurbinas në përpjekje për të mos gabuar në përzgjedhjen e trajnerit të ri, përkohësisht në krye të ekipit të tyre përkohësisht komanduan Stavri Nicën, i cili stërvit skuadrën e U-21 të Laçit. Nën drejtimin e tij, bardhezinjtë kurbinas kanë fituar 6-1 ndaj Apolonisë në shtëpi dhe barazuan 1-1 në Korçë ndaj Skënderbeut.

Listës së shumtë të trajnerëve kandidatë për t’u ulur në krye të pankinës së skuadrës kurbinase, së fundmi iu shtua edhe emri i Stavri Nicës. Tani është radha e presidentit Pashk Laska për të përzgjedhur…

B.T (Dosja.al)

Shto Koment