LIVE UPDATES
Ekonomi

STATISTIKAT: Popullsia e Shqipërisë po plaket edhe më tej, po emigrojnë të rinjtë

18 Dhjetor 2020, 17:37 Nga DOSJA
STATISTIKAT: Popullsia e Shqipërisë po plaket edhe më tej, po

Popullsia e Shqipërisë po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit, i cili vijon të mbetet i gjallë si fenomen socialv e që përfshin një popullsi relativisht të re.

Ky është konkluzioni i raportit më të fundit të INSTAT “Diaspora e Shqipërisë në Shifra”.

Të dhënat e mbledhura dhe analizuara tregojnë se në vitin 2019, në popullsinë mesatare gjithsej të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë 17,0 %, popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë 68,5 % dhe popullsia mbi 65 vjeç përbën 14,4 % të popullsisë gjithsej. Piramida e popullsisë, e cila jep një paraqitje të strukturës moshore dhe gjinore të popullsisë, pasqyron trendin e zhvillimeve që kanë ndodhur për grup moshat në fjalë.

Tendenca drejt procesit të plakjes së popullsisë në të ardhmen, vihet re nga rritja e lehtë e përpjesës që zë popullsia 65 vjeç e lart, shoqëruar kjo me uljen e numrit të popullsisë në moshë të re (0-14 vjeç).

Të dhënat tregojnë se emigracioni përfshin një popullsi relativisht të re dhe në moshë pune dhe kjo evidentohet për të dy gjinitë. Ndryshe nga vite më parë ku emigracioni dominohej nga meshkuj të rinj të cilët emigronin së shumti për arsye punësimi, dekadën e fundit emigracioni shqiptar ka marrë një tjetër trajtë – vihet re tendenca e emigracionit familjar – bashkimet familjare. Janë edhe gratë ato që tashmë së bashku me fëmijët ndjekin bashkëshortin në vendin e destinacionit të emigrimit.

Arsyet e largimit nga Shqipëria, që janë evidentuar në 2019 kanë qenë arsyet ekonomike.

Sipas anketës së Forcës së Punës, 2019, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 83,7 %.

Anketa e Migracionit në Shqipëri 2019 (HMS 2019) ishte një anketë pranë familjeve, e dedikuar për mbledhjen e të dhënave për migracionin.

Rezultatet e studimit janë përqendruar në karakteristikat kryesore demografike të Njësive Ekonomike Familjare (NJEF) dhe popullsisë, që kanë ndryshuar vendbanimin e tyre në krahasim me vendbanimin që kishin në vitin 2011 (Censi i fundit i Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri, 2011).

Raporti sqaron se për këtë qëllim u mblodh informacion për rreth 20 mijë NJEF dhe rreth 72 mijë individë. Nga të gjithë NJEF-të e identifikuara në CENSUS 2011, rreth 584 mijë NJEF ose 77,9 % nuk kanë asnjë anëtar që është larguar (emigruar) gjatë periudhës 2011-2019. 166 mijë NJEF ose 22,1 % kishin në 2019 të paktën një anëtar të larguar jashtë vendit. Nga të gjithë banorët rezident në CENSUS 2011, rreth 2,2 milion individë nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre të zakonshëm në 2019, që prej 2011 (nuk kanë emigruar/imigruar jashtë vendit ose nuk kanë lëvizur brenda vendit).

Numri i individëve gjithsej të larguar nga Shqipëria, në 2019 rezulton 360.699 banorë, ose rreth 12,4 % e popullsisë gjithsej të vitit 2011.

Emigrimet më të mëdha ishin drejt Greqisë dhe Italisë. Për të gjitha destinacionet, fluksi i emigracionit ishte i shpërndarë në mënyrë të barabartë përgjatë gjithë periudhës 2011- 2019. 120.754 persona u larguan për në Itali dhe nuk ishin kthyer deri në vitin 2019; Greqia priti 92.159 emigrantë; 40.468 u larguan për në Gjermani.

Raporti nxjerr konkluzionin se se arsyet kryesore të largimit nga vendi ishin problemet financiare dhe kushtet e jetesës ndërsa për kthimin, arsyet familjare.

Raporti tregon se diaspora përllogaritet 1.684.135 individë jashtë territorit të Shqipërisë, ku 884.719 individë janë meshkuj dhe 799.416 janë femra. Gjatë vitit 2019 ka një shtim të diasporës me rreth 2,6 %. Meshkujt në diasporë kanë patur një rritje me rreth 2,6 % kurse femrat u rritën me 2,7 %.

Përllogaritjet e diasporës tregojnë se ajo përfshin një popullsi relativisht të re. Grupmosha (0-14 vjeç) është rreth 19 %; pjesën kryesore e zë grupmosha (15-64 vjeç), me rreth 76 % dhe ajo mbi 65 vjeç, afërsisht 5 %.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë. Italia dhe Greqia kanë përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (rreth 75 përqind). Ato ndiqen nga SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Belgjika, etj.

Raporti nënvizon se shtetësia është një karakteristikë e ndryshueshme – njerëzit mund të fitojnë shtetësinë e vendit të huaj të qëndrimit të tyre. Gjatë vitit 2018, 24.2 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë greke; në Itali 21.8 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë italiane. Së bashku me një numër të panjohur të shqiptarëve të paregjistruar, popullsia e shqiptarëve jashtë vendit do të ishte më e madhe. Nga ana tjetër, popullsia me shtetësi shqiptare jashtë vendit përfshin një brez të dytë të fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë, të cilët nuk duhet të konsiderohen emigrantë.

Referuar të dhënave të censeve të vendeve europiane destinacion të emigrantëve shqiptar, tregojnë se rreth 39,0% e shtetasve shqiptar janë të punësuar, 10,1% të papunë dhe pjesa tjetër inaktivë.

Duke marrë në konsideratë aspektin gjinor, janë meshkuj ata që karakterizohen me një normë më të lartë punësimi sesa femrat. Sipas fotografisë së Censit 2011, në vendet europiane destinacion të shqiptarëve, 51,6 % e shtetasve shqiptar meshkuj figurojnë të punësuar, kundrejt 24,9% të femrave shqiptare.Vihet re një hendek gjinor relativisht i konsiderueshëm në shkallën e punësimit, me shkallë më të lartë punësimi për meshkujt se sa për femra. Një përqindje e lartë e shqiptarëve meshkuj të punësuar janë në Mbretërinë e Bashkuar, ndjekur nga Norvegjia dhe Danimarka. Përsa i përket shtetasve të punësuara femra ato janë në përqindje më të lartë në Poloni.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale popullsia e shqiperise popullsia e shqiperise

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni