Aktualitet

STATISTIKAT/ Në burgjet angleze ‘mbipopullohen’ nga shqiptarët, mbajnë vendin e parë (SHIFRAT)

“The Times” raporton se numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.
Featured image of article: STATISTIKAT/ Në burgjet angleze ‘mbipopullohen’ nga shqiptarët, mbajnë vendin e parë (SHIFRAT) Foto ilustruese

Ministria e Drejtësisë në Angli ka publikuar statistikat për  numrin e të burgosurve nga ku rezulton se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burgosur krahasuar me nacionalitetet e huaja.

Sipas këtyre shifrave tashmë shqiptarët përbëjnë 10% të totalit të të burgosurve të huaj në burgje ndërkohë që në vitin 2013 shqiptarët në burgjet angleze përbënin vetëm 2%.

Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimet si të përfshirë në trafikun dhe shitjen me shumicë të kokainës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vitet e fundit vihet re një shtim i theksuar i të dënuarve si të përfshirë në rritjen e Kanabisit artificialisht  nëpër shtëpi.

Në raportin e NCA të vitit 2017 mbërrihej në përfundimin se “grupet kriminale shqiptare kanë krijuar tashmë një profil e influencë të lartë në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Marrë nga Top Channel 

Shto Koment