Sport

Stankovic mezi po pret rrëzimin e Juves: Interit i duhen dy blerje

"Conte dhe futbollistët janë duke bërë një punë mjaft të mirë. Duhen edhe dy futbollistë të nivelit botëror"
Featured image of article: Stankovic mezi po pret rrëzimin e Juves: Interit i duhen dy blerje Stankovic

Ish-interisti Dejan Stankovic po e priste me padurim fundin e sezonit aktual në Serie A, sepse Juventusi mund të mposhtej pas shumë vitesh nga Interi. Koronavirusi i ka zgjatur pak punët…

Ai ka luajtur për disa vite me zikaltrit dhe sigurisht që kujtimi më i bukur mbetet tripleta e fituar në vitin 2010. Dëshira e tij është që bardhezinjtë të rrëzohen nga ish-skuadra e tij.

“Tani diferencat po shuhen. Conte dhe futbollistët janë duke bërë një punë mjaft të mirë. Duhen edhe dy futbollistë të nivelit botëror. Nuk e di nëse kjo pauzë do t’i bëjë mirë apo keq në garën për titull”, ka deklaruar Stankovic.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mendoj se tani për tani është e drejtë të mos luhet. Ekziston vetëm mendimi për të qëndruar në shtëpi. Interi mund të bëjë gjëra të mëdha, janë vetëm pak detaje shtesë që duhen”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment