Ekonomi

Raporti i “Standard & Poor’s” për ekonominë shqiptare: Perspektiva është e qëndrueshme, bëni kujdes me PPP-të

  • Raporti i “Standart&Poor’s” për ekonominë, Tabaku: Keqpërdorimi me PPP-të është kthyer në barrë për buxhetin
  • Raporti i "Standart&Poor's ka konfirmuar perspektivën e qëndrueshme për ekonominë shqiptare. Gjithashtu theksohet ekspozimi ndaj rreziqeve fiskale në formën e PPP-ve.
    Featured image of article: Raporti i “Standard & Poor’s” për ekonominë shqiptare: Perspektiva është e qëndrueshme, bëni kujdes me PPP-të

    SHQIPËRI- Standard &Poor’s konfirmon vlerësimin ‘B+’ dhe perspektivën e qëndrueshme për ekonominë shqiptare.  Sipas Agjencisë, ekonomia shqiptare do të tkurret ndjeshëm në vitin 2020. Një nga sektorët e prekur drejtpërdrejt nga pandemia është turizmi, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë globin.

    Në raport theksohet, se qeveria shqiptare po ndërmerr një program të fortë stimulues, për të kufizuar ndikimin ekonomik, si dhe për t’u ringritur nga tërmeti i 26 nëntorit. Agjencia nënvizon, se Shqipëria ka siguruar mbështetje financiare nga institucione ndërkombëtare, si dhe ka emetuar një Eurobond, për të mbuluar pasojat negative. “Standart&Poor’s” shton më tej, se financat e Shqipërisë janë konsoliduar vitet e fundit, teksa defiçiti u ngushtua me 1.9% të PBB nga 5.2% që ishte në 2014-ën. Për shkak të humbjeve në të ardhura për shkak të pandemisë, defiçiti pritet të rritet në 8.5 % të PBB.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Njëkohësisht “Standart& Poor’s”, është ndalur edhe te ekspozimi ndaj rreziqeve fiskale në formën e PPP-ve, për të cilat thotë se duhet bërë kujdes. Gjithashtu agjencia po ndjek përpjeket për të përmirësuar borxhin publik, i cili karakterizohet nga risku i financimit dhe kursi i këmbimit. Po ashtu “Standart&Poor’s”, vlerëson se sektori bankar ka zvogëluar kreditë me probleme në rreth 80% të totalit. që nga 2014-ta.

    (g.sh./dosja.al)

    Shto Koment