Politike

“Stafan Fyje ishte një spiun rus”, Berisha akuza ish-komisionerit për Zgjerimin në BE: Bllokoi integrimin e Shqipërisë

Sipas Berishës, Fyle në bashkëpunim me Ramën kishin bllokuar hapjen e negociatave kur ai ishte në qeveri.
Featured image of article: “Stafan Fyje ishte një spiun rus”, Berisha akuza ish-komisionerit për Zgjerimin në BE: Bllokoi integrimin e Shqipërisë Stefan Fyle, ish-Komisioner për Zgjerimin në BE

TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta kundër ish-komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle.

Sipas Berishës, Fyle në bashkëpunim me Ramën kishin bllokuar hapjen e negociatave kur ai ishte në qeveri. Po ashtu ish-kreu i qeverisë në “Zonë e lirë”,  tha se ish-komisioneri ka qenë një spiun rus, pasi kishte mbaruar shkollën e zbulimit në Rusi.

Nëse do isha në krye të qeverisjes së vendit, sot vendi jo vetëm që do t’i kishte hapur negociatat, por do të ishte shumë pranë anëtarësimit. Po të ishte Berisha në pushtet, sot Shqipëria do të ishte shumë pranë anëtarësimit në BE. Vendi im nuk do të pësonte kurrë një dramë të tillë. Kur kam qenë në pushtet, është bërë çdo gjë, përveç statusit të vendit kandidat, përmes një spiuni rus që ishte Stefan Fyle, i cili kishte mbaruar shkollën e zbulimit në Rusi. Kjo është publike”, deklaroi , u shpreh  Berisha.

Stefan Fyle ka qenë Komisioner për Zgjerimin në kohën kur Berisha ka qenë kryeministër, në vitin 2013 dhe Shqipëria në atë kohë nuk ka marrë statusin e vendit kandidat, pasi nuk ishin plotësuar disa kushte teknike që ishin vendosur nga Bashkimi Evropian.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment