
TIRANE – Shqipëria do të luajë nesër, në orën 16:00, ndeshjen e fundit të grupit 4, e vlefshme për Nations League. Fusha e keqe e stadiumit “Air Albania”, ka bërë që FSHF të kërkojë nga UEFA, që ndeshja në fjalë të spostohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Institucioni i futbollit shqiptar, pasi ka marrë “OK” nga UEFA, ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme të marrë dakortësia dhe bindur ekipi i Bjellorusisë, që ndeshja në fjalë të mos zhvillohej në Tiranë, por në stadiumin “Elbasan Arena”.
Por më kot. Bjellorusët nuk kanë pranuar të zhvendosen në Elbasan, me justifikimin paksa absurd, se kanë pronotuar hotelin në Tiranë dhe e kanë të pamundur ndryshimin e lokacionit të tyre. Faktin se duan të përfitojnë nga një terren i tillë i dëmtuar, natyrshëm që ata do ta fshehin.
Kësisoj, duke mos gjetur dakortësinë e bjellorusëve, ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar, pra të mërkurën, në orën 16:00, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Pas ndeshjes të fundit ndaj Kazakistanit, trajneri i Kombëtares Edi Reja, u shpreh se fusha e keqe e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, i pengoi nuk kuqezinjtë që të tregonin cilësitë si duhet në fitoren 3-1 ndaj kazakëve të dielën. Shpresojmë, që ndaj bjellorusëve, ata të mos e vuajnë një penalitet të tillë…
B.T (Dosja)