Sport

Stadiumi “Maracana” rikthen tifozët në stadium, rreth 20 mijë do të jenë të pranishëm në ndeshjen Flamengo-Athletico Paranaense

Sipas kryebashkiakut Marcelo Crivella, 1/3 e kapacitetit të stadiumit do të autorizohet, domethënë 20,000 tifozë
Featured image of article: Stadiumi “Maracana” rikthen tifozët në stadium, rreth 20 mijë do të jenë të pranishëm në ndeshjen Flamengo-Athletico Paranaense Stadiumi "Maracana"

BRAZIL-Rio de Janeiro rikthen tifozët në stadium. Në stadiumin “Maracana” pikërisht më datë 4 tetor, e vlefshme për javën 13-të të kampionatit brazilian do të luhet takimi mes Flamengos dhe Athletico Paranaense. Sipas kryebashkiakut Marcelo Crivella, 1/3 e kapacitetit të stadiumit do të autorizohet, domethënë 20,000 tifozë.

Sidoqoftë, Federata braziliane duhet të japë garancinë. Personat mbi 60 dhe nën 12 vjeç do të qëndrojnë në shtëpi. Me anë të një konference, Crivella njoftoi se shitjet e biletave do të bëhen përmes internetit. Takimi mes dy skuadrave do të luhet në orën 21:00.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për momentin në Brazil, ku kompeticionet e ndërprera në mars kanë rifilluar në muajin qershor, po luhet me dyer të mbyllura. Vdekjet për shkak të koronavirus para pak ditësh kanë kapërcyer shifrën 135 mijë persona.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment