Sport

Stadiumi i Real Madrid “masakrohet” nga eskavatorët, “Santiago Bernabeu” gati me çati lëvizëse

Për sezonin e La Ligës që do të nisë në qershor, Reali ka marrë leje nga autoritetet që të luajë në stadiumin që i përket ekipit të të rinjve (Castija)
Featured image of article: Stadiumi i Real Madrid “masakrohet” nga eskavatorët, “Santiago Bernabeu” gati me çati lëvizëse Stadiumi Santiago Bernabeu

MADRID-Planet ishin që punimet të kryheshin në verën e vitit 2022, por koronavirusi e pati një të mirë. Reali e shfrytëzoi kohën e ndërprerjes së kampionatit për të modernizuar stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku do të vendoset një çati lëvizëse, si dhe do të ketë hapësira të reja për t’u argëtuar. Punimet në stadium pritet të përfundojnë në muajin tetor.

Për sezonin e La Ligës që do të nisë në qershor, Reali ka marrë leje nga autoritetet që të luajë në stadiumin që i përket ekipit të të rinjve (Castija). Ky është “Estadio Alfredo Di Stefano”, i ndërtuar në kompleksin sportiv të klubit në “Valdebebas”, në periferi të Madridit. Ndeshja e fundit në “Bernabeu” ishte në 1 mars, “El Clasico” ndaj Barcelonës fituar 2-0.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndoshta, ndryshimi i stadiumit mund t’i prishë punë skuadrës së Zidanit në La Liga, ku ndodhet në vend të dytë, 2 pikë pas Barçës. Reali është ende në Champions, ndonëse është mundur 1-2 në Madrid nga Manchester City.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment