Sport

Stadiumi “Air Albania” mbush 1 vjeç…

Më 17 nëntor të vitit 2019 u përurua dhe u zhvillua ndeshja e parë Shqipëri-Francë, në impianin më të madh dhe më modern në vend, siç është stadium krryeqytetit
Featured image of article: Stadiumi “Air Albania” mbush 1 vjeç…

TIRANE – Stadiumi “Air Albania” është impianti futbollistik më i madh, më modern dhe më i kushtueshem në Shqipëri, për të cilin u shpenzuan rreth 70 milionë euro.

Sot mbushet plot një vit që nga dita e inagurimit të tij në ndeshjen kundër Francën, më 17 nëntorin e vitit 2019. Në këtë përvjetor, duke patur parasysh edhe situatën e pandemisë, shifrat flasin pozitivisht për këtë stadium.

Në “Air Albania” janë zhvilluar gjithsejt 25 ndeshje, 14 prej tyre me tifozë. Në total ky impiant ka mirëpritur, në ndeshje të Kombëtares dhe të kampionatit shqiptar, rreth 85.000 tifozë, duke dhuruar jo pak emocione dhe spektakël për lojtarët e pranishëm.

Edhe në aspektin financiar duket se shifrat janë të kënaqshme. 420.000 euro janë përfitimet nga aktivitetet e zhvilluara në ndeshjet me tifozë, një shifër e lartë për impiantet e futbollit shqiptar dhe normale për një stadium të këtij niveli.

Por jo gjithçka ka shkuar si duhet. “Thembra e akilit” për “Air Albania” stadium mbetet tapeti i barit. Me gjithë përpjekjet për ta sjellë atë në kushtet optimale, ende ai ka arritur aty ku pretendohet. Duke detyruar “Shoqatën Kuqezi” që e menaxhon stadiumin dhe Federaten Shqiptare të Futbollit, të mendojë për një zgjidhje të përhershme, atë të tapetit me barin hibrid. Për këtë gjë, ka filluar tashmë të mendohet seriozisht, madje po mblidhen ofertat nga firmat e ndryshme që e ofrojnë këtë gjë. Mirëpo ky është një vendim që kërkon kohën e duhur, duke qenë se bëhet fjalë për një investim të ri që shkon rreth 500.000 euro.

Gjithsesi, në këto kushte edhe ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, do të zhvillohet ditën e mërkurë, këtu në këtë impiant, pasi Bjellorusia rivalja direkt për kreun e grupit, nuk pranoi spostimin në “Elbasan Arena”. Duke qenë se rezultatet sportive janë në favor të saj, bjellorusëve i mjafton edhe barazimi për të qendruar në krye të grupit, ndërkohë që Kombëtares sonë i duhet medoemos fitorja për të arritur objektivin.

Stadiumi “Air Albania” është impianti futbollistik më i madh, më modern dhe më i kushtueshem në Shqipëri, për të cilin u shpenzuan rreth 70 milionë euro. Sot mbushet plot një vit që nga dita e inagurimit të tij në ndeshjen kundër Francën, më 17 nëntorin e vitit 2019. Në këtë përvjetor, duke patur parasysh edhe situatën e pandemisë, shifrat flasin pozitivisht për këtë stadium.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në “Air Albania” janë zhvilluar gjithsejt 25 ndeshje, 14 prej tyre me tifozë. Në total ky impiant ka mirëpritur, në ndeshje të Kombëtares dhe të kampionatit shqiptar, rreth 85.000 tifozë, duke dhuruar jo pak emocione dhe spektakël për lojtarët e pranishëm.

Edhe në aspektin financiar duket se shifrat janë të kënaqshme. 420.000 euro janë përfitimet nga aktivitetet e zhvilluara në ndeshjet me tifozë, një shifër e lartë për impiantet e futbollit shqiptar dhe normale për një stadium të këtij niveli.

Por jo gjithçka ka shkuar si duhet. “Thembra e akilit” për “Air Albania” stadium mbetet tapeti i barit. Me gjithë përpjekjet për ta sjellë atë në kushtet optimale, ende ai ka arritur aty ku pretendohet. Duke detyruar “Shoqatën Kuqezi” që e menaxhon stadiumin dhe Federaten Shqiptare të Futbollit, të mendojë për një zgjidhje të përhershme, atë të tapetit me barin hibrid. Për këtë gjë, ka filluar tashmë të mendohet seriozisht, madje po mblidhen ofertat nga firmat e ndryshme që e ofrojnë këtë gjë. Mirëpo ky është një vendim që kërkon kohën e duhur, duke qenë se bëhet fjalë për një investim të ri që shkon rreth 500.000 euro.

Gjithsesi, në këto kushte edhe ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, do të zhvillohet ditën e mërkurë, këtu në këtë impiant, pasi Bjellorusia rivalja direkt për kreun e grupit, nuk pranoi spostimin në “Elbasan Arena”. Duke qenë se rezultatet sportive janë në favor të saj, bjellorusëve i mjafton edhe barazimi për të qendruar në krye të grupit, ndërkohë që Kombëtares sonë i duhet medoemos fitorja për të arritur objektivin.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment