Bota

Spraj piperi dhe plumba gome në protestat për George Floyd, vihet në pikëpyetje roli i Gardës Kombëtare

Janë ngritur mjaft pyetje rreth rolit të Gardës Kombëtare në shpërndarjen e protestave kundër-racizmit që nxiti vdekja e Floyd-it në 25 maj.
Featured image of article: Spraj piperi dhe plumba gome në protestat për George Floyd, vihet në pikëpyetje roli i Gardës Kombëtare Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Mark Esper.

SHBA– Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Mark Esper ka urdhëruar të rishikohet përgjigjia e Gardës Kombëtare ndaj protestave të fundit mbi dhunën e policisë dhe racizmit, që kanë nisur në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd.

Përmes një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Esper do të analizojë përpjekjet e fundit të Gardës Kombëtare për t’iu ndihmuar autoriteteve për zbatim të ligjit gjatë rritjes së pakënaqësive civile.

Ndërkohë janë ngritur mjaft pyetje rreth rolit të Gardës Kombëtare në shpërndarjen e protestave kundër-racizmit që nxiti vdekja e Floyd-it në 25 maj. Angazhimi i trupave të Gardës Kombëtare, për të mbështetur zyrtarët për zbatim të ligjit në një shesh afër Shtëpisë së Bardhë në 1 qershor,  pati nxitur reagime të ashpra.

Por policia ka përdorur spraj piperi dhe plumba  gome për të shpërndarë turmat që krijonin dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra qytetarë si edhe kanë arrestuar qindra protestues të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Presidenti Trump vendosi të angazhonte trupat e Gardës në Uashington, edhe pse e kishte konsideruar si shokuese vdekjen e Floyd-it, ai u shpreh se nuk do të lejonte  që banditët të diskreditonin kujtimin e tij.

Vrasja e George Floyd do të mbahet mend gjatë jo vetëm për ameikanët, por për mbarë botën. Ai u vra brarbarisht dhe humbi jetën me kokën për betoni të shtypur nga gjunjët e policit amerikanë. Prej dy javësh me miliona qytetarë kanë mbushur rrugët e qyteteve në SHBA për të protestuar për vrasjen e tij. Ndërsa dy ditë më parë është mbajtur edhe funerali për afrikano-amerikanin, ku miq, familjarë e mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në përcjelljen e tij drejt banesës së fundit. Dy ditë më parë u mësua se polici, kishte pasur konflikt të hershëm me Floyd, ndërsa tashmë është nën pranga dhe rrezikon 25 vjet burg. Një nga katër policët e arrestuar është liruar me kusht.

Burimi: taskandpurpose

A.C/Dosja.al

Shto Koment