26 Dhjetor 2023, 11:30
Nga DOSJA

SPANJE - Barcelona ka përfituar nga dita e Krishtlindjeve për të shfaqur imazhin e parë të Vitor Roque me fanelën e Barçës. Subjekti ‘culé’ përmes rrjeteve sociale ka postuar një video shumë të shkurtër, vetëm shtatë sekonda, ku shihet nënshkrimi i ri i veshur me fanelën e Barçës dhe duke puthur stemën.
“Bethlehem, këmbanat e Betlehemit që bien, engjëj çfarë lajmi na sillni?”,- shkruan Barcelona dhe tekstin e ka shoqëruar me një video, ku perdja është ulur dhe braziliani shfaqet i veshur me fanelën ‘culé’.
Vitor Roque tashmë është duke përfunduar orët e fundit të pushimeve para se t'i bashkohet skuadrës së Barçës. Braziliani është planifikuar të zbarkojë në Barcelonë të mërkurën dhe t'i bashkohet stërvitjes të premten pasdite, datë e caktuar nga Xavi për kthimin e tij në punë.
Sulmuesi do të jetë fytyra e parë e re e Barcelonës në këtë merkato të janarit, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të vijnë edhe disa përforcime të tjera. Nuk duhet harruar se ditët e fundit edhe Xavi edhe Laporta kanë deklaruar se do të tentojnë të nënshkruajnë me një mesfushor me profilin e Gavi-t.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 Dhjetor 2023, 11:12
ANGLI - Sot është një ditë e veçantë për tifozët e futbollit, veçanërisht në vendin ku lindi ky spo...
Sport
26 Dhjetor 2023, 11:00
SHBA - Lionel Messi do të luajë sezonin e tij të parë të plotë MLS 2024 me Inter Miami, duke filluar më 21 s...
Sport
26 Dhjetor 2023, 10:30
1. Girona është mrekullia e La Liga 2023/24. Klubi katalanas i përket 48% të grupit të Cityt, i cili ka nën mbrojtjen ...
Sport
26 Dhjetor 2023, 10:00
TURQI - Fenerbahçe-Galatasaray, derbi mjaft i njohur në Turqi, u luajt të dielën dhe përfundoi 0-0. Në ndeshjen e vlefshm...
Sport
26 Dhjetor 2023, 09:30
AZERBAJXHAN - Adrian Mutu është shkarkuar nga Neftci Baku. Trajneri rumun u shkarkua para ndeshjes së fundit të vitit, por ...
Sport
26 Dhjetor 2023, 09:00
FINLANDE - Ndoshta skuadra më “ad hoc” për këto data, në botën e futbollit është FC Santa Claus, edhe...
Sport
26 Dhjetor 2023, 08:30
ZVICER - Më 29 dhjetor 2013, jeta e Michael Schumacher dhe familjes së tij ndryshoi përgjithmonë. Disa ditë pas 10-vje...
Sport
26 Dhjetor 2023, 07:30
GJERMANI - Ish-portieri i kombëtares gjermane, Jens Lehmann, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 420 mij&eu...
Sport
25 Dhjetor 2023, 20:59
ARABIA SAUDITE - Ndër lojtarët më të rëndësishëm, që aktualisht luajnë në ligën e Arabisë...
Sport
25 Dhjetor 2023, 20:47
BELGJIKE - Anderlecht fitoi 2-1 në ndeshjen e së shtunës në Bruksel, falë golit të Andres Dreyer në minut&eu...