1 Korrik 2025, 23:05
Nga DOSJA
SHBA - Reali i Madridit ka arritur të fitojë derbin europian në Botërorin e Klubeve përballë Juventusit duke u kualifikuar më tej në fazën crekfinale të tij. Një ndeshje mjaft të bukur të luftuar dhe me shumë raste. Los Blankos konfirmuan atë që ishte parashikuar edhe në letër, që përballë italianëve të Tudor ishin favorit edhe pse gjërat nuk shkuan aq thjeshtë për ta.
Pjesa e parë ishte mjaft e kujdesshme dhe pse të dyja skuadrat tentuan ta zhbllokonin takimin, por pa arritur dot, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0. Ndërkohë që goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë. Pas disa tentativave të njëpasnjëshme, në minutën e 54-të, skuadra e Xabi Alonsos arriti të kalojë në avantazh falë një goditje me kokë të Garsias.
Edhe pse bardhezinjtë tentuan me cdo kusht të barazonin shifrat e ndeshjes për ta çuar ndeshjen në shtesë, e patën të pamundur dhe me rezultatin 1-0 u mbyll ky takim që kalon më tej spanjollët ndëkrohë që rikthen në shtëpi Juventusin.
Merenges do të presin rezultatin e ndeshjes Borusia Dortmund-Monterrey për të mësuar kundërshtarin që do të kenë në çerekfinale, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Korrik 2025, 21:00
RUSI - Mirlind Daku nuk lëviz nga Rubin Kazani. Sulmuesi shqiptar ka rinovuar me ekipin rus një kontratë 4-vjeçare sipas së cilë...
Sport
1 Korrik 2025, 20:00
SHBA - Vetëm pak orë para ndeshjes kundër Monterrey në raundin e 16-tave të Kupës së Botës për Klube...
Sport
1 Korrik 2025, 19:30
Jamal Musiala do të veshë fanelën me numrin 10 të Bayern Munichut
GJERMANI - Bayern Munich njoftoi të martën se Jamal Musiala...
Sport
1 Korrik 2025, 19:00
Luis Díaz, i veshur me fanelën e Kolumbisë
ANGLI - Luis Díaz nuk është përjashtuar ende nga FC Barcelona, si&cce...
Sport
1 Korrik 2025, 18:30
SHBA - Borussia Dortmund dhe Monterrey do të përballen në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klub...
Sport
1 Korrik 2025, 18:00
ZVICER - Edicioni i fundit i Kampionatit Evropian la disa momente që do të mbeten në histori: gola të pabesueshëm, pritje të ...
Sport
1 Korrik 2025, 17:30
SHBA - Eliminimi i Manchester Cityt kundër Al Hilal ishte një nga surprizat më të mëdha të raundit të...
Sport
1 Korrik 2025, 17:00
FRANCE - Pas Paul Pogbas, është radha e Ansu Fatit për të ardhur në “Shkëmb”. Siç u njoftua disa jav&...
Sport
1 Korrik 2025, 16:30
SHBA - Në një Kupë Bote për Klube plot surpriza, më sugjestionuesja e raundit të 16-tëve bie në sy: Juventusi do t&...
Sport
1 Korrik 2025, 16:06
ITALI - Interi u eliminua në raundin e 16-tave të Kupës së Botës për Klube nga Fluminense, por zhgënjimi i fun...