EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor, 13:13
...
Sport
VIDEO/ Lecce-Torino, ose derbi i shqiptarëve: Berisha dy asiste, Asllani humb penallti...
Lecce fitoi ndaj Torinos këtë të dielë në Serie A me rezultatin 2-1 në një ndeshje që mund të quhej fare mirë edhe derbi i shqiptarëve, teksa Medon Berisha dhe Ylber Ramadani ishin përballë Kristjan Asllanit.
30 Nëntor 2025, 18:01Nga DOSJA
ITALI - Një duel që padyshim u fitua nga Medon Berisha që me dy asiste i dha mundësinë Lecces për të fituar ndeshjen.
Ndërsa në krahun tjetër, Kristjan Asllani kishte në dorë shansin që të ndihmonte Torinon të evitonte humbjen me një penallti, por mesfushori kuqezi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe sfida u fitua nga Lecce.
Përfundimit të ndeshjes portali i specializuar ‘Sofascore’ publikoi vlerësimet për futbollistët e të dyja skuadrave. Medon Berisha ishte futbollisti që kishte notën më të lartë në fushën e lojës për të dyja skuadrat teksa Sofascore i kishte vënë notën 8.8, ndërsa shoku tij i skuadrës Ylber Ramadani është vlerësuar me 6.7.
Përsa i përket mesfushorit të Torinos, Kristjan Asllani që humbi penalltinë, u vlerësua me notën 6.2, ndërkohë që lojtari me notën më të lartë te Torino ishte mbrojtësi Coco me 7.1.