EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor, 13:13
...
Sport
VIDEO/ Lautaro shënon dopiedë: Interi nuk bën gabime ndaj Pizës dhe renditet i treti!
Interi nuk bëri asnjë gabim në Pizës dhe u rikthye. Pas humbjeve në derbi dhe në Ligën e Kampionëve kundër Atletico-s, skuadra e Chivu-t mposhti ekipin e Gilardino-s me rezultatin 2-0 në javën e 13-të të Serie A dhe u zhvendos në vendin e tretë me 27 pikë në renditje.
30 Nëntor 2025, 18:18Nga DOSJA
ITALI - Interi u rikthye te fitorja, pas dy humbjeve radhazi. Zikaltërit triumfuan 2-0 në transfertë ndaj Pizës, në duelin e javës së 13-të në Serinë A.
Pjesa e parë ishte e balancuar, me të dyja skuadrat që nuk krijuan raste të pastra. Inter u mbështet te goditjet standarde, por Acerbi dhe Martinez nuk shfrytëzuan dy topa të saktë të Çalhanoglu. Pisa pati rastin më të mirë me Piçininin, i cili goditi jashtë.
Pas pushimit, vendasit rrezikuan sërish me Nzolën, që gaboi në moment vendimtar. Interi përfitoi në minutën e 69-të, kur Lautaro Martinez shënoi me një gjuajtje të menjëhershme pas asistit të Pio Espositos. Argjentinasi vulosi suksesin me golin e dytë në minutën e 83-të.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Piza renditet e 18-ta me 10 pikë.