29 Dhjetor 2023, 19:16
Nga DOSJA

TURQI - Superkupa mes Galatasaray dhe Fenerbahce nuk do të luhet në Riad, pasi mosmarrëveshja Arabi Saudite-Turqi nuk arriti të kishte një zgjidhje.
Turqit kishin planifikuar të kombinonin garën, me ngjarjet për të festuar 100-vjetorin e themelimit i shtetit të tyre modern. Pankartat me mesazhe për paqen, mesazhe për turqit e shquar ndër vite, bluza me Kemal Ataturkun, himni kombëtar ishin disa nga gjërat që turqit do të bënin në "King Sound".
Sauditët i ndaluan shumicën e tyre, veçanërisht fytyrën e Kemal Ataturkut që të shfaqet në stadiumin e Riadit. Kështu që nga mesdita filluan negociatat në federatën turke të futbollit, me faktorë të klubeve turke.
Ndonëse fillimisht federate turke doli me një deklaratë, duke informuar se ndeshja do të zhvillohet normalisht dhe me ngjarjet e planifikuara, shpejt u kuptua se gjërat nuk ishin ashtu.
Një orë para fillimit (ishte planifikuar për në orën 18:45) delegacionet e skuadrave nuk ishin larguar nga hoteli ku po qëndronin, duke deklaruar se nëse nuk do të lejoheshin të mbanin bluzat me heroin e tyre kombëtar, ata nuk do të shkonin në stadium.
Sauditët vendosën oficerë policie në dhomat e zhveshjes për të parandaluar lojtarët e të dy skuadrave që të mos vishnin bluzat e Kemal Atatürk, nëse shkonin në fushë. Tifozët turq kanë pohuar se janë dëbuar nga stadiumi nga policia, pasi kishin veshur fanela me mesazhe "të ndaluara".
Më në fund, pak minuta para fillimit të planifikuar, mediat turke raportuan se lojtarët e të dyja skuadrave u njoftuan se ndeshja ishte shtyrë. Stafi i Galatasaray-t që kishte shkuar në stadium dhe po prisnin lojtarët, i paketuan gjërat dhe u larguan menjëherë.
Madje, disa media raportuan se pas kësaj fiaskoje, presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi, ka dhënë dorëheqjen.
Në të njëjtën kohë, klubet, futbollistët, gazetarët dhe madje edhe tifozët e zakonshëm turq mbushën rrjetet sociale me imazhe të Kemal Ataturkut dhe hyjnizuan qëndrimin e Galatasaray-t dhe Fenerbahçes, që refuzuar të luanin pa fanelat e tyre të veçanta.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Dhjetor 2023, 18:23
ARABIA SAUDITE - Federata Saudite e Futbollit dhe Liga Profesionale e Arabisë Saudite kanë arritur një marrëveshje për të shtuar n...
Sport
29 Dhjetor 2023, 18:02
GJERMANI - Borussia Dortmund konfirmoi këtë të premte se Nuri Sahin dhe Sven Bender, ish-lojtarë të klubit, do të marrin...
Sport
29 Dhjetor 2023, 17:48
ANGLI - E pabesueshme, por është e vërtetë. Hamed Traorè, mesfushori 23-vjeçar i Bournemouth, ndodhet në spital me m...
Sport
29 Dhjetor 2023, 17:36
ANGLI - Një ndryshim i peizazhit për Cédric Soares mund të jetë në horizont. “A Bola” e di që ka inte...
Sport
29 Dhjetor 2023, 17:27
ARABIA SAUDITE - Roberto Firmino mbërriti në Arabinë Saudite plot iluzione. Ai nënshkroi për Al-Ahli Jeddah, u bashkua me një...
Sport
29 Dhjetor 2023, 17:19
ANGLI - Portieri i famshëm francez Hugo Lloris tashmë i ka bërë gati valixhet për të udhëtuar drejt Major League Soccer, ku d...
Sport
29 Dhjetor 2023, 17:12
ANGLI - Alan Shearer është një nga sulmuesit më të mëdhenj të futbollit anglez dhe një nga figurat më të m&e...
Sport
29 Dhjetor 2023, 17:03
ITALI - José Mourinho tha këtë të premte se nuk ka informacion, që e ardhmja e afërt e Renato Sanches përfshin një r...
Sport
29 Dhjetor 2023, 16:45
SPANJE - Enrique Cerezo, presidenti i Atlético Madrid, shpjegoi në një intervistë për gazetën "Marca" se João Fé...
Sport
29 Dhjetor 2023, 16:20
GJERMANI - Edhe pse për shumë Cristiano Ronaldo nuk zë më vend në “Olimpin” e futbollit botëror, d...